Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99928

Menaxher i Call Center

Tirane, Shqipëri 20-03-2025 edhe 8 ditë

Tirane

NEPTUN SHPK
kërkon të punësojë:

MENAXHER I CALL CENTER

  • Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Menaxhim.
  • Përvojë si Menaxher i Qendrës së Thirrjeve ose role të ngjashme.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Supervizor Qëndre Telefonike
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
20-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

                                                                             

Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Menaxher i Call Center

Departmenti: i Eksperiencës së Klientit

Vendodhja: Tiranë

Menaxheri është përgjegjës për mbikëqyrjen e operacioneve të qendrës sonë të thirrjeve, duke përfshirë menaxhimin e aktiviteteve të thirrjeve hyrëse dhe dalëse, vendosjen dhe arritjen e KPI dhe objektivave të shitjeve, monitorimin e performancës dhe drejtimin e një ekipi agjentësh të qendrës së thirrjeve për të siguruar nje shërbim të shkëlqyer ndaj klientit.


Detyrat

  • Menaxhimi i të gjitha proceseve për të siguruar ofrim të shkëlqyer të shërbimit ndaj klientit.
  • Mbikëqyrja e mënyrës si trajtohen thirrjet hyrëse dhe dalëse për të siguruar ndërveprim cilësor me klientët.
  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive për të përmirësuar efikasitetin e trajtimit të thirrjeve dhe kënaqësinë e klientit.
  • Arritja e objektivave në ofrimin e shërbimit ndaj klientit dhe shitjeve online.
  • Vendosja, monitorimi dhe arritja e treguesve kyç të performancës (KPI) dhe objektivave të shitjeve për qendrën e thirrjeve.
  • Monitorimi dhe arritja e objektivave të shitjeve online për qendrën e thirrjeve.
  • Analizimi i të dhënave të qendrës së thirrjeve për të identifikuar tendencat dhe fushat për përmirësim në shërbimin ndaj klientit.
  • Monitorimi i proceseve operacionale të qendrës së thirrjeve për të siguruar përputhjen me politikat dhe procedurat e kompanisë.
  • Kryerja e vlerësimeve periodike të performancës dhe dhënia e komenteve për agjentët e qendrës së thirrjeve.
  • Rekrutimi, trajnimi dhe menaxhimi i një ekipi agjentësh të qendrës së thirrjeve.
  • Nxitja e një mjedisi pune pozitiv dhe produktiv, duke nxitur punën në grup dhe zhvillimin professional te tyre.
  • Te sigurohet që të gjitha ndërveprimet me klientët trajtohen me profesionalizëm dhe efikasitet.
  • Adresimi dhe zgjidhja e ankesave dhe çështjeve të klientëve në kohën e duhur.
  • Përgatitja dhe prezantimi i raporteve të rregullta për performancën e qendrës së thirrjeve për menaxhmentin e lartë.
  • Përdorimi i analizave për të marrë vendime mbi baza te dhenash dhe rezultatesh dhe për të nxitur përmirësime të vazhdueshme.
  • Identifikimi dhe zbatimi I proceseve te cila duan permiresim, për të optimizuar funksionimin e qendrës së thirrjeve.
  • Te qenurit i informuar me trendet dhe praktikat më të mira të industrisë për të ruajtur një avantazh konkurrues ne treg.

Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Menaxhim, ose një fushë të ngjashme.
  • Përvojë si Menaxher i Qendrës së Thirrjeve ose role të ngjashme.
  • Aftësi të forta udhëheqëse dhe menaxhimi te grupeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi me të tjerët.
  • Aftësi për të analizuar të dhënat dhe për të marrë vendime të bazuara në to.
  • Dije për programet dhe mjetet e përdorura në qendrat e thirrjeve.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre para datës 20/03/2025 në adresën [email protected]

* Të gjithë kandidatët e përzgjedhur nga shqyrtimi i CV-së do të kontaktohen nga ekipi i Burimeve Njerëzore.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.neptun.al


Neptun shpk

 

“Neptun”, është kompania udhëheqëse në shitjen e produkteve elektronike në Shqipëri. Operon në një biznes ndërkombëtar në 4 vende të Ballkanit Perëndimor. Hyn në treg me anë të formateve moderne të shitjeve, duke iu ofruar konsumatorëve një gamë produktesh e shërbimesh të plota e gjithë përfshirëse.

Shtyllat më të forta ku mbështet strategjia e Neptun janë :


Neptun ndihmon njerëzit të përmirësojnë standartin e jetesës së tyre. Neptun sjell ndryshime pozitive për individët dhe familjet përmes gamës së gjerë të produkteve elektro-shtepiake; një rrjeti të konsoliduar shitjesh; mbështetjes së vazhdueshme nëpërmjet shërbimit si dhe punonjësve të kualifikuar e të përkushtuar.


INFORMACIONE KONTAKTI