Mendimi Juaj
Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.
Trego historinë tënde
Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.
Mirëseerdhët në duapune.com
Karta e të drejtave të përdorimit
"Rregullorja e përgjithshme e mbrojtjes së të dhënave e lëshuar nga Bashkimi Europian ("GDPR", e hyrë në fuqi në 25 Maj, 2018, është një hap i mëtejshëm evolucionar në mbrojtjen e të drejtave të privatësisë së individëve (për shembull, kufizime të forta rreth pëlqimit, të drejtën për t’u "harruar", llojin dhe sasinë e të dhënave personale që mund të përdoren, aksesi i të dhënave dhe siguria, etj.), përtej mbrojtjeve që janë tashmë prej kohësh në Bashkimin Europian dhe në shumë vende të tjera të botës.”
Pranimi i kushteve
Duapune.com ofron informacione online ku përfshihen vendet e punës më të reja, blogu i punësimit dhe shërbime të ndryshme e-mail e SMS rreth punësimit, burimeve njerëzore, atyre statistikore dhe tregtare: analizimi, përpunimi të mëtejshëm, (të cilave mëposhtë do t’i referohemi si "Shërbimi") subjekt i Kartës së të Drejtave të Përdorimit ("KDP"). Duke përdorur Shërbimin tonë në çdo mënyrë, ju bini dakord të respektoni KDP-të. Në bazë të rregullatores së re të bashkimit Europian mbi mbrojtjen e të dhënave (GDPR-General Data Protection Regulation), ju bëjmë me dije se, kur përdorni shërbime të duapune.com, ju bini dakord të ndiqni çdo udhëzues të postimeve, të aplikuar për të gjitha shërbimet e duapune.com, i cili mund të ndryshojë kohë pas kohe. Kur ju kundërshtoni ndonjë kusht të KDP, ndonjë udhëzues, ose ndonjë modifikim ose jeni i pakënaqur me duapune.com, ju sugjerojmë të na kontaktoni me anë të një e-mail tek [email protected] ku të na jepni informacion të detajuar mbi ankimimin apo sugjerimin tuaj.
Mbrojtja e të dhënave Personale
Në zbatim të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nr. 9887 datë 10/03/2008, Neni 6 pika 1 a), konfirmojmë dhe garantojmë se: a. Të dhënat personale përpunohen vetëm nëse subjekti i të dhënave personale ka dhënë pëlqimin. Në zbatim të ligjit të sipërpërmendur, Neni 18 gjithashtu bëjmë me dije se: b. Kontrolluesi, kur mbledh të dhëna personale, duhet ta informojë subjektin e këtyre të dhënave. Në këtë informacion duhet të përcaktohen kategoritë e të dhënave personale, që do të përpunohen, qëllimi i përpunimit, emri dhe adresa e kontrolluesit dhe çdo informacion tjetër, i nevojshëm, për të garantuar përpunimin e drejtë të të dhënave personale. Ky informacion nuk jepet, nëse subjekti i të dhënave nuk ka dijeni për të. c. Të dhënat mund të mblidhen nëpërmjet transmetimit nga një përpunim tjetër, i kryer nga i njëjti kontrollues ose kontrollues të tjerë. Në këto raste, informacioni nuk do të jepet, kur përpunimi i të dhënave është parashikuar nga ligji, kur është e pamundur dhënia e informacionit, për shkak se nuk mund të gjendet subjekti i të dhënave, ose kur të dhënat përpunohen sipas pikës 1 të nenit 10 të këtij ligji.
Informacionet personale të dhëna nga ju
Ne marrim vetëm informacionin për të cilin kemi me të vertetë nevojë. Një pjesë e tij është informacion të cilin ju e jepni në menyrë aktive kur hapni një llogari, regjistroheni për një event, kërkoni për mbështetje klienti ose blini një shërbim nga ne. Ne regjistrojmë emrin tuaj dhe informacionin e kontaktit, por ne nuk ruajmë numrat e kartave të kreditit (përvecse kur kemi miratimin tuaj dhe në një nga rrugët tona të sigurta të pagesës). Kur ju vizitoni një nga faqen tonë të internetit ose përdorni sistemin tonë, ne automatikisht ruajmë disa informacione bazike si: mënyra se si ju u informuat dhe kontaktuat faqen tonë, ku keni naviguar brenda tij dhe cilët artikuj keni përdorur. Ne i përdorim këto informacione për të përmirësuar faqen tona dhe shërbimet si dhe për të zhvilluar shërbime të reja. Kur kërkohet me ligj, ne marrim pëlqimin tuaj për përpunimin e disa informacioneve personale të mbledhura nga cookies ose teknologji të ngjashme, ose përdoren për t'ju dërguar komunikime të drejtpërdrejta të marketingut ose kur kryejmë aktivitete të tjera të përpunimit për të cilat kërkohet pëlqimi. Nëse mbështetemi në pëlqimin për përpunimin e informacionit tuaj personal, ju keni të drejtë ta tërhiqni atë në çdo kohë dhe pa pagesë. Për të përditësuar preferencat tuaja, nëse dëshironi që ne të heqim informacionin tuaj nga listat tona të postimeve, të fshijmë llogarinë tuaj ose nëse dëshironi të paraqisni një kërkesë për të ushtruar të drejtat tuaja sipas ligjit në fuqi, ju lutemi na kontaktoni siç është e specifikuar në menunë "Na kontaktoni" në faqen e internetit http://duapune.com/contact.
Çfarë bëjmë me informacionin tuaj
Ne përdorim informacionin tuaj për të ofruar shërbimet tona dhe për të survejuar veprimtari të paautorizuara në llogaritë tuaja. Ne gjithashtu e përdorim atë për të komunikuar me ju në lidhje me shërbimet që ju përdorni aktualisht, kërkesat tuaja për suport, shërbimet e reja në platformën tonë, mundesitë që të na jepni reagimet tuaja dhe përditësime të politikave. Ne analizojmë informacionin që mbledhim për të kuptuar nevojat e përdoruesve dhe për të përmirësuar faqen tonë dhe shërbimet tona. Përveç qëllimeve të përmendura më lart, ne mund të përdorim informacionin tuaj për qëllimet e mëposhtme:
- Të komunikojmë me ju (përmes postës elektronike) për shërbimet, ndryshimet në Politikën e Privatësisë, ndryshime në Kushtet e Shërbimit ose njoftime të rëndësishme.
- Për t'ju mbajtur të informuar rregullisht për shërbime të reja, ngjarjet e ardhshme, ofertat, promovimet dhe informacione të tjera që ne mendojmë se do të jenë me interes për ju.
- Të kërkojmë nga ju që të merrni pjesë në sondazhe
- Për të krijuar dhe mirëmbajtur llogarinë tuaj
- Të kuptojmë se si përdoruesit përdorin shërbimet, monitorojnë dhe parandalojnë problemet, dhe përmirësojnë shërbimet tona
- Të sigurojmë mbështetjen e klientit dhe të analizojmë dhe përmirësojmë ndërveprimet tona me klientët
- Të analizojmë trendet, të administrojmë faqen tonë të internetit dhe të ndjekim navigimet e vizitorëve në faqen tonë të internetit për të kuptuar se çfarë vizitorët kërkojnë dhe për t'i ndihmuar më mirë
- Të monitorojmë dhe përmirësojmë fushatat e marketingut dhe të bëjmë sugjerime relevante për përdoruesit.
Modifikimet e kësaj marrëveshje
Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar, modifikuar ose alternuar këto kushte në çdo kohë. Modifikime të tilla do të jenë efektive menjëherë pas postimit. Ju sugjerojmë ta rishikoni këtë \“Marrëveshje\” në mënyrë që të jeni në dijeni të ndryshimeve. Ju mund të gjeni versionin e fundit të KDP në adresën e mëposhtme: https://duapune.com/terms-of-services
Përmbajtja
Ju e kuptoni se të gjitha postimet, mesazhet, tekstet, skedarët, imazhet, fotografitë, videot, tingujt, ose materialet e tjera ("Përmbajtja") të postuara, të transmetuara nëpërmjet, ose të lidhura nga Shërbimi janë përgjegjësi e vetme e personit nga i cili ka dalë një Përmbajtje e tillë. Në mënyrë më specifike do të thonim se ju jeni plotësisht përgjegjës për çdo të dhënë individuale ("E dhënë") të Përmbajtjes që ju postoni, dërgoni me e-mail ose e bëni të mundur nëpërmjet Shërbimit. Ju e kuptoni se duapune.com nuk kontrollon dhe nuk është përgjegjës për Përmbajtjen e cila është bërë e disponueshme nëpërmjet Shërbimit dhe nga përdorimi i Shërbimit, ju mund të jeni të ekspozuar ndaj Përmbajtjes e cila është fyese, jo e drejtë, e keqpërdorur ose e kundërshtueshme. Për më tepër, duapune.com dhe Përmbajtja e vlefshme nëpërmjet Shërbimit mund të përmbajnë linqe me website-e të tjerë, të cilat janë plotësisht të pavarura nga duapune.com. Duapune.com nuk mban përgjëgjësi ndaj plotësimit ose autenticitetit të informacionit që e përmban një faqe e tillë. Lidhjet tuaja me website-e të tjerë janë nën përgjegjësinë tuaj. Ju bini dakord që ju duhet të vlerësoni dhe të merrni parasysh të gjithë rrezikun të lidhur me përdorimin e Përmbajtjes, që ju nuk mund të mbështeteni në Përmbajtje dhe në asnjë rrethanë duapune.com nuk do të jetë përgjegjëse për çdo Përmbajtje ose për çdo humbje ose dëmtim të çdo lloji të ndodhur si rezultat i postimit të ndonjë Përmbajtje, të dërguar me e-maile ose të bërë të mundshme nëpërmjet Shërbimit. Duapune.com do të ketë të drejtën (por jo detyrimin) të refuzojë, fshijë ose zhvendosë çdo Përmbajtje që është e mundshme nëpërmjet Shërbimit, për dhunimin e përmbajtjes ose frymës së KDP ose për ndonjë arsye tjetër. Në përmbajtjen e postimit punëdhënësi duhet të njoftoj punëkërkuesin për të gjitha kushtet e punës dhe të punësimit, përpara fillimit të mardhënieve te punësimit.
Punekerkuesi njoftohet me ane te përmbajtjes se postimit për të gjitha kushtet e punës dhe të punësimit, përpara fillimit të mardhënieve e punësimit.
Përmbajtja, faqet, dhe shërbimet e palës së tretë
Portali duapune.com dhe Përmbajtja e disponueshme nëpërmjet Shërbimit mund të përmbajë tipare dhe funksione që mund t’ju lidhin ose sigurojnë ju me hyrjen në përmbajtjen e palës së tretë e cila është plotësisht e pavarur nga duapune.com, duke përfshirë faqet e internetit, direktoritë, server-at, rrjetet, sistemet, informacionin dhe database-at, aplikimet, software, programet, produktet ose shërbimet dhe internetin si të gjithë. Ndër veprimet tuaja me organizatat dhe/ose individët të ngritura mbi ose nëpërmjet Shërbimit, duke përfshirë pagesën dhe dërgesën e të mirave ose shërbimeve dhe çdo kusht tjetër, paralajmërime ose riprezantime të shoqëruara me punë të tilla, janë vetëm ndërmjet jush dhe organizatave të tilla dhe/ose individëve. Ju duhet të bëni çfarëdo investigimi që ju e ndjeni të nevojshëm ose të duhur përpara se të vazhdoni me ndonjë transaksion online ose jo në linjë me ndonjë nga palët e treta. Ju bini dakord që duapune.com nuk do të jetë përgjegjës ose ligjërisht përgjegjës për ndonjë humbje ose dëmtim të çdo lloji të ndodhur si rezultat i veprimeve të tilla. Nëse ka ndonjë mosmarrëveshje ndërmjet pjesëmarrësve në faqe, ose ndërmjet përdoruesve dhe ndonjë pale të tretë, ju e kuptoni dhe bini dakord se duapune.com nuk është i detyruar të përfshihet.
Njoftimi i pretendimeve të thyerjes së marrëveshjes
Nëse besoni se puna juaj është kopjuar në atë mënyrë që ka të bëjë me dhunimin e të drejtës së autorit, ose me dhunimin e pasurisë tuaj intelektuale, ju lutemi njoftoni agjentin e duapune.com për të njoftuar mbi pretendimet e së drejtës së autorit ose dhunim të pasurisë intelektuale ("Agjent"), tek [email protected] ose: Dm Consulting Services shpk, Rr. Luigj Gurakuqi P. 4, shk. 1, apartamenti 7. , Tiranë, Shqipëri. Ju lutemi informoni stafin tonë me të dhënat e mëposhtme: a) Identifikoni materialin në portalin duapune.com që ju pretendoni se ka shkelje me detaje të mjaftueshme në mënyrë që ne mund ta lokalizojmë në portal;
b) Një deklaratë nga ju se ju keni besimin e mirë se përdorimi nuk është autorizuar nga autori, agjenti i tij ose ligji;
c) Një deklaratë nga ju, duke pasur parasysh dënimin për dëshmi të rreme, ku deklaroni se (1) informacioni i mësipërm në Njoftimin tuaj është i drejtë dhe (2) se ju jeni autori të cilit i janë prekur interesat ose përfaqësuesi i autorit;
d) Adresën tuaj, numrin e telefonit dhe adresën e e-mail; dhe e) Firmën tuaj ose atë elektronike. Me marrjen e këtij informacioni duapune.com do të analizojë dhe do të ndërmarrë reagim deri në fshirjen e postimeve.
Konfidencialiteti dhe nxjerrja e informacionit
Duapune.com ka vendosur një Politikë të Konfidencialitetit për tu shpjeguar përdoruesve se si është mbledhur informacioni i tyre dhe si është përdorur, e cila është vendosur në adresën e mëposhtme të portalit: https://duapune.com/membership-agreement. Përdorimi i duapune.com ose Shërbimi tregon njohuri dhe pranim të Politikës sonë të Konfidencialitetit. Ju më tej njihni dhe bini dakord se duapune.com mund të ruajë ose shfaqë Përmbajtjen tuaj, ashtu si dhe informacionin tuaj, të tillë si adresa e e-mail, adresat IP, koha e veprimit dhe përdorues të tjerë të informacionit, nëqoftëse kërkohet të veprohet kështu nga ligji ose me besimin e mirë se shfaqje të tilla të informacionit janë të arsyeshme për tu bërë për: të përmbushur proçesin ligjor, forcuar KDP; për tu përgjigjur pretendimeve që ndonjë Përmbajtje dhunon të drejtat e palës së tretë; për tu përgjigjur pretendimeve që kanë të bëjnë me informacionin (p.sh. numri i telefonit, adresa e rrugës) e palës së tretë e cila është postuar ose transmetuar pa pëlqimin e tyre ose si një formë dhunimi; të mbrojë të drejtat, pasurinë, ose sigurinë personale të duapune.com, përdoruesit e tij ose publikun e përgjithshëm.
Prezantimi
Ju bini dakord të mos postoni, dërgoni e-mail, ose të bëni të disponueshëm përmbajtjen: a) e cila është e jashtëligjshme, e dëmshme, kërcënuese, abuzive, e dhunshme, ul reputacionin, e pabesueshme, cënuese e konfidencialitetit, ose është e dëmshme për minorenët në një farë mënyre; b) e cila është pornografike; c) e cila dhunon, degradon, ndrydh ose është urryese në drejtim të një individi ose grupi individësh mbi bazat e besimit fetar, përkatësisë gjinore, orientimit seksual, racës, etnisë, moshës ose paaftësisë mendore apo fizike; d) e cila dhunon ligjet duke shpallur, në çdo njoftim apo reklamë për shitjen ose dhënien me qira të çdo lloj ngrehine, një preferencë diskriminuese të bazuar në racën, ngjyrën, përkatësine etnike, politike, fenë, gjininë, gjendjen civile, origjinën shoqërore ose paaftësinë fizike apo mendore; e) e cila dhunon parashikimet ligjore për barazinë e shanseve në punësim, duke përfshirë por jo vetëm, duke shpallur në çdo lloj njoftimi ose reklame për punësim një preferencë ose kërkesë mbi bazë të racës, ngjyrës, besimit, seksit, kombësisë, moshës, bindjes politike, origjinën shoqërore ose paaftësisë fizike apo mendore; f) e cila impresionon çdo person ose subjekt, duke përfshirë, por jo vetëm një punonjës të duapune.com, ose deklarim të rremë ose keqprezantim i lidhjeve me një person ose subjekt; g) e cila përfshin informacione personale ose informacione identifikuese për një person tjetër pa pëlqimin eksplicit të atij personi; h) e cila është false, mashtruese, keqdrejtuese, e keqinformuese; i) e cila shkel çdo patentë, sekret të tregtisë, të drejtën e autorit ose të drejta të tjera të çdo pale, ose Përmbajtjen se ju nuk keni asnjë të drejtë ta bëni të disponueshëm sipas çdo ligji ose marrëdhënieve kontraktuale ose besimi; j) e cila përbën ose përmban "marketingun e lidhur", "kodin referues të lidhjes", "e-mail të pavlerë", "e-maile të bllokuara", "letrat zinxhire", "skemat piramide", ose reklamat komerciale; k) e cila përbën ose përmban çdo formë të reklamës nëse: postohet në pjesë të portalit duapune.com i cili nuk është krijuar për qëllime të tilla; ose dërgohen me e-mail tek përdoruesit e duapune.com të cilët nuk kanë përcaktuar me shkrim se janë dakord për tu kontaktuar për shërbime të tjera, produkte ose interesa komerciale.
l) e cila përfshin lidhje me shërbimet komerciale ose website-e, vetëm nëse lejohet në "shërbimet";
m) e cila përmban viruse të software-it ose kode të kompjuterave të tjerë, skedarë, ose programe të krijuara për të ndërprerë, shkatarruar ose kufizuar funksionimin e çdo software-i të kompjuterit ose hardware-i ose pajisje të telekomunikacionit;
n) e cila ndërpret rrjedhjen normale të dialogut me një sasi të madhe të Përmbajtjes (sulm të vazhdueshëm) të Shërbimit, ose ndryshe ndikon negativisht në aftësinë e përdoruesve të tjerë për të përdorur Shërbimin; ose
o) e cila përdor adresa jo të sakta e-mail-i, ose manipulon treguesit në mënyrë që të ngatërrojë origjinën e Përmbajtjes së transmetuar nëpërmjet Shërbimit;
p) e cila njofton ose reklamon çdo lloj shërbimi të paligjshëm ose shitjen e çdo lloj artikulli/malli të ndaluar për tregëtim me ligj;
q) e cila përdor adresa e-mail-esh mashtruese/të pavërteta, ose identifikues të ndryshëm të manipuluar në mënyrë që të maskojë origjinën e përmbajtjes të shpërndarë nëpërmjet Shërbimit. Si rrjedhim, ju bini dakord të mos:
r) kontaktoni asnjë person që ka kërkuar të mos kontaktohet, ose të ketë kontakte të pakontrolluara me asnjë për qëllime komerciale;
s) mblidhni të dhëna personale për përdoruesit për qëllime komerciale ose jo ligjore;
t) përdorni mjete të automatizuara për të shkarkuar të dhëna nga Shërbimi vetëm nëse lejohet nga duapune.com;
u) postoni shpesh të njëjtën ose përmbajtje të ngjashme ose të vendosni një sasi të madhe të paarsyeshme informacioni mbi infrastrukturën tonë;
v) postoni të njëjtin artikull ose shërbim në më shumë se një kategori të klasifikuar ose forum, ose në më shumë se një zonë vendndodhjeje;
w) përpiqeni të fitoni hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik të duapune.com ose të angazhoheni në ndonjë aktivitet që ndërpret, zvogëlon cilësinë e ndërhyn me performancën, ose rregullon funksionalitetin e Shërbimit ose website-it të duapune.com; ose
x) përdorni çdo formë të pajisjes së automatizuar ose programit kompjuterik që bën të mundur pranimin e postimeve në duapune.com duke mos qenë të postuar manualisht nga autori (një "pajisje e postimit të automatizuar"), duke i përfshirë pa kufizim, përdorimin e çdo pajisje për të pranuar postimet në bulk ose pranimi automatik i postimeve në intervale të rregullta.
Politika no spam
Ju kuptoni dhe bini dakord se dërgimi i reklamave me e-mail në adresat e e-mail-it të duapune.com ose nëpërmjet sistemit kompjuterik të duapune.com, i cili është i ndaluar nga këto kushte, do të përdorë ose bëjë të përdoren server-at e duapune.com. Çdo përdorim i paautorizuar i sistemit kompjuterik të duapune.com është dhunim i këtyre Kushteve dhe i ligjeve të caktuara. Dhunime të tilla mund të përfshijnë dërguesin në dënime civile dhe penale.
Postimet e paguara
Ne mund të lëshojmë faturë për të postuar Përmbajtjen në disa zona të Shërbimit. Pagesa shërben si një leje hyrje të Përmbajtjes për tu postuar në një zonë të përcaktuar. Çdo palë duke postuar Përmbajtjen tek Shërbimi është përgjegjëse për përmbajtjen dhe në përputhje me KDP. Të gjitha pagesat e paguara nuk do të jenë të kthyeshme në rastin kur Përmbajtja zhvendoset nga Shërbimi për dhunimin e KDP.
Rimbursimi i pagesave (refund)
Rimbursim i pagesave ndodh vetëm në rastet kur për një shërbim të caktuar është bërë pagesë me vlerë më të madhe se vlera në faturën e lëshuar për shërbimin. Në këtë rast bëhet rimbursim i vlerës së tepërt. Fondet kthehen në mënyrën origjinale të pagesës që është përdorur gjatë blerjes.
Anullimi i një pagese (cancel)
Klienti ka 24 orë kohë për aprovimin e shërbimit të ofruar ndaj tij. Nëse klienti e anullon marrjen e shërbimit brenda 24 orëve, anullohet fatura e lëshuar për këtë klient.
Kufizime në shërbim
Ju e dini se duapune.com mund të vendosë kufizime lidhur me përdorimin e Shërbimit, duke përfshirë numrin maksimal të ditëve që Përmbajtja do të mbahet nga Shërbimi, numrin maksimal dhe masën e postimeve, mesazheve të e-mail-it dhe/ose të SMS-ve, burimeve njerëzore, statistikore, tregtare, shërbime publike, reklamimi, marrëdhënie me publikun, analizimi, përpunimi të mëtejshëm, ose përmbajtje tjetër që mund të transmetohet nga Shërbimi dhe frekuencën me të cilën ju mund të hyni në shërbim. Ju bini dakord që duapune.com nuk ka asnjë përgjegjësi për fshirjen ose dështimin për të furnizuar përmbajtjen të mbajtur ose të transmetuar nga Shërbimi.
Përfundimi i shërbimit
Ju bini dakord që duapune.com, ka të drejtë për të fshirë ose çaktivizuar llogarinë tuaj, bllokojë e-mail-in tuaj ose adresën IP, ose ndryshe të përfundojë aksesin tuaj ose përdorimin e Shërbimit (ose ndonjë pjesë), menjëherë nëse konstatohen thyerje të rregulloreve ose privatësisë dhe nëse duapune.com beson se ju keni vepruar jo drejtë me pikat e KDP. Ju bini dakord të mos përpiqeni të përdorni Shërbimin pas përfundimit.
Të drejtat e pasurisë
Shërbimi është i mbrojtur në maksimumin e lejuar nga ligji i së drejtës së autorit dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Përmbajtja e shfaqur në ose nëpërmjet Shërbimit është e mbrojtur nga e drejta e autorit si një punë kolektive dhe/ose e renditur, në përputhje me ligjin e së drejtës së autorit dhe konventave ndërkombëtare. Çdo riprodhim, modifikim, krijimi i punëve derivate nga ose rishpërndarje e faqes ose punës kolektive dhe/ose kopjimi ose riprodhimi i faqes ose ndonjë pjesë e serveri tjetër ose vendndodhje për riprodhim të mëtejshëm ose rishpërndarje është e ndaluar pa pëlqimin me shkrim të duapune.com. Ju më tej pranoni të mos prodhoni, duplikoni ose të kopjoni Përmbajtjen nga Shërbimi pa pëlqimin me shkrim të duapune.com dhe bini dakord të pranoni cilindo dhe të gjitha njoftimet e së drejtës së autorit të shfaqura në shërbim. Ju nuk mund të ç'grumbulloni ose të ç'organizoni, ose të përpiqeni të zbuloni ndonjë kod burimi që përmban Shërbimi. Ju pranoni të mos prodhoni, duplikoni, kopjoni, shisni, rishisni ose përdorni për ndonjë qëllim komercial çdo aspekt të Shërbimit.
Mungesa e garancive
Ju bini dakord se përdorimi i faqes duapune.com dhe shërbimi është plotësisht në përgjegjësinë tuaj. Portali duapune.com dhe shërbimi janë ofruaur në bazë të "si është" ose "si e disponueshme", pa ndonjë garanci të çdo lloji. Të gjitha garancitë e shprehura dhe të implikuara, duke përfshirë, por pa u kufizuar, garancitë e shitjes, për një qëllim të veçantë dhe mos-shkeljen e të drejtave të pronësisë janë shprehimisht të mohuara në tërësinë e lejuar nga ligji. Për aq sa lejohet nga ligji, duapune.com mohon çdo garanci për sigurinë, besueshmërinë, kohëzgjatjen, saktësinë dhe performancën e duapune.com dhe shërbimit. Për aq sa lejon ligji, duapune.com mohon çdo garanci për shërbimet e tjera ose të mirat të marra nëpërmjet ose reklamuar në duapune.com, ose të marrë nga ndonjë lidhje në portalin e duapune.com. Për aq sa lejon ligji, duapune.com mohon çdo garanci për viruse ose komponentë të tjerë dëmtues në lidhje me duapune.com ose shërbimin.
Kufizimet e përgjegjësisë
Në asnjë rrethanë duapune.com nuk do të jetë përgjegjëse për dëmtimet direkte, indirekte, incidentale, speciale, (edhe nëse duapune.com është këshilluar për mundësinë e dëmtimeve të tilla), duke rezultuar nga çdo aspekt i përdorimit tuaj të duapune.com ose të Shërbimit edhe kur dëmtimet bëhen nga keqpërdorimi i duapune.com ose shërbimit, nga pamundësia e përdorimit të duapune.com ose shërbimit, ose ndërprerjes, pezullimit, modifikimit, alternimit, ose përfundimit të duapune.com ose shërbimit.
Mbrojtje ndaj dënimeve
Ju bini dakord të siguroni dhe konsideroni duapune.com dhe stafin e tyre, të pafajshëm ndaj çdo pretendimi ose kërkese, të bëra nga një palë e tretë në lidhje me përmbajtjen që ju pranoni, postoni ose e bëni të vlefshme nëpërmjet përdorimit tuaj të Shërbimit, dhunimin tuaj ndaj KDP.
Informacion i përgjithshëm
KDP përbën të gjithë marrëveshjen midis jush dhe duapune.com si dhe drejton përdorimin tuaj të Shërbimit, duke prevaluar çdo marrëveshje të mëparshme ndërmjet jush dhe duapune.com. KDP dhe marrëdhenia midis jush dhe duapune.com do të drejtohet nga ligjet e Republikës së Shqipërisë pa marrë parasysh parashikimet për konfliktin e ligjeve. Ju dhe duapune.com bini dakord të pranoni juridiksionin e gjykatave që ndodhen në Rrethin Gjyqësor Tiranë. Dështimi i duapune.com për të ushtruar ose forcuar çdo të drejtë ose masë të KDP nuk do të përbëjë heqje dorë nga këto të drejta ose parashikime. Nëse ndonjë parashikim i KDP gjendet i pavlefshëm nga gjykata e caktuar si kopetente, palët janë dakord se gjykata duhet të përpiqet t’i japë efekt qëllimeve të palëve siç tregohet në parashikim dhe parashikimet e tjera të KDP mbeten në fuqi dhe me efekt të plotë. .
Dhunimi i kushteve dhe dëmtimet e likuiduara
Ju lutem raportoni çdo dhunim të KDP duke dërguar e-mail tek: [email protected]
Ju kuptoni dhe pranoni se, për shkak se dëmtimet janë shpesh të vështira për tu matur, nëse është e nevojshme për duapune.com për të bërë veprime ligjore për të forcuar kushte të tilla, ju do të zhdëmtoni duapune.com me shumat përkatëse në varësi të dëmit të shkaktuar si likuidim i dëmtimeve, të cilat ju i pranoni si vlerësime të arsyeshme të dëmtimeve të duapune.com për shkelje specifike të Kushteve.
Reagimet tuaja
Ne i mirëpresim pyetjet, komentet dhe sugjerimet tuaja mbi këtë dokument në kontaktet e duapune.com në linkun më poshtë: http://duapune.com/contact