Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99927

Kordinator/Asistent Projektesh

Tirane, Shqipëri 20-03-2025 edhe 8 ditë

Tirane

UNION BANK
kërkon të punësojë:

KORDINATOR/ASISTENT PROJEKTESH

  • Diplomë universitare në Menaxhim Projektesh, Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi.
  • Minimumi 3-5 vite përvojë në koordinimin e projekteve të ndërtimit.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Tjetër
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Mesatare 3 - 10 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Po
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
20-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj  ju ftojmë të aplikoni për tu bërë pjesë e skuadrës në Departamenti i Zhvillimit te Infrastruktures Ndertimore në pozicionin:

Kordinator/Asistent projektesh

Përmbledhje e Pozicionit:

Koordinatori/asistenti për Projektet do të mbështesë Departamentin e Zhvillimit të Infrastrukturës Ndërtimore në menaxhimin, koordinimin dhe monitorimin e projekteve të ndërtimit dhe rikonstruksionit të degëve në rrethe si dhe hapësirave në godinat qendrore te Bankes. Ky rol do të jetë në varësi të Drejtorit të Departamentit dhe do të bashkëpunojë ngushtë me Arkitektin dhe palët e tjera të përfshira në projekte, duke siguruar që të gjitha detyrat të përmbushen brenda afateve dhe sipas standardeve të përcaktuara nga banka.


Detyrat

Përgjegjësitë kryesore të punës: 

  • Koordinon dhe ndjek ecurinë e projekteve të ndërtimit dhe rikonstruksionit në të gjithë territorin e vendit.
  • Asiston Drejtorin e Departamentit dhe Arkitektin në planifikimin, organizimin dhe administrimin e projekteve.
  • Ndërmjetëson dhe lehtëson komunikimin ndërmjet palëve të përfshira: ekipit të brendshëm, kontraktorëve, furnitorëve dhe autoriteteve rregullatore.
  • Organizon dhe ndjek vizitat në terren, duke siguruar mbledhjen e të dhënave dhe dokumentacionit të nevojshëm për projektet.
  • Përgatit dhe përditëson raportet periodike mbi statusin e projekteve për Drejtorin e Departamentit.
  • Ndihmon në përgatitjen dhe administrimin e dokumentacionit teknik dhe financiar, duke përfshirë preventivat, kontratat dhe planifikimet buxhetore.
  • Siguron që projektet të zhvillohen sipas afateve dhe kërkesave teknike, duke raportuar çdo devijim ose problem të mundshëm.
  • Mbështet procesin e prokurimit dhe përzgjedhjes së kontraktorëve, duke përgatitur dokumentacionin përkatës.
  • Organizon dhe mirëmban arkivën e projekteve, duke siguruar që të gjitha dokumentet dhe vizatimet teknike të jenë të përditësuara dhe të aksesueshme.
  • Monitoron përputhshmërinë me rregulloret dhe standardet teknike të bankës, si dhe me normat ligjore në fuqi.
  • Mbështet në marrjen në dorëzim të projekteve dhe në përgatitjen e dokumentacionit final të punimeve.

Kualifikimet

Kërkesat e profilit:

  • Diplomë universitare në Menaxhim Projektesh, Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 3-5 vite përvojë në koordinimin e projekteve të ndërtimit, rikonstruksionit ose investimeve në infrastrukturë.
  • Aftësi organizative dhe menaxhimi, me fokus në ndjekjen dhe përmbushjen e detyrave brenda afateve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi, për të koordinuar me shumë palë të përfshira në projekte.
  • Njohuri mbi procedurat e prokurimit, preventivimin dhe menaxhimin e buxheteve të projekteve.
  • Eksperienca në ndjekjen e punimeve në terren dhe mbikëqyrja e zbatimit të projekteve është një avantazh.
  • Aftësi për të analizuar dhe sugjeruar zgjidhje për problematikat që mund të dalin gjatë implementimit të projekteve.
  • Njohuri të programeve AutoCAD, MS Project, Excel dhe mjete të tjera për menaxhimin e projekteve.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, njohja e gjuhëve të tjera është avantazh.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip, si dhe për të menaxhuar presionin e punës.

*Do të konsiderojmë edhe aplikimet nga personat fizik për të punuar me kontratë shërbimi të jashtme.

Përfitimet e Pozicionit: 

  • Mundësi për të punuar në një ambient profesional dhe dinamik.
  • Përfshirje në projekte të rëndësishme dhe me ndikim të gjerë në infrastrukturën e bankës.
  • Eksperiencë e vlefshme në menaxhimin e projekteve dhe mundësi për zhvillim profesional.

 


Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 20 Mars 2025 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:

  • CV dhe letër motivimi

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected].      

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].

 

 


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.unionbank.al


Union Bank

Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.


INFORMACIONE KONTAKTI