SHOFER
- Përvojë e mëparshme, preferohet në sektorin e shërbimit të klientit.
- Leje drejtimi (kategoria B).
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Europcar Albania, përmes partneritetit të saj me Tendence 3A, ofron një gamë të gjerë makinash me qira për qytetarët dhe turistët. Europcar ofron makina të sigurta dhe të mirëmbajtura me kujdes, duke garantuar një udhëtim të rehatshëm dhe të besueshëm, me fokus në komoditet dhe cilësi.
Nëse jeni një shofer i kualifikuar dhe i motivuar për t’u bashkuar me një ekip të suksesshëm dhe dinamik, mund të jeni kandidati që ne po kërkojmë.
Pozicioni: Shofer
Vendndodhja: Europcar Rinas
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: [email protected]
Pas shqyrtimit, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 25.03.2025
Te gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".