Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99597

Menaxher i Cilësisë

Tirane, Shqipëri 27-03-2025 edhe 15 ditë

Tirane

BALFIN CONSTRUCTION
kërkon të punësojë:

MENAXHER I CILËSISË

  • Eksperiencë e mëparshme (të paktën 5+ vite) .
  • Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
  • Te kete njohuri te mira ne gjuhen angleze .

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Manaxherial
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
27-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Menaxher i Cilësisë (për punime mekanike, elektrike, arkitekturore ose hidroteknike)

Departamenti: Kostove, Raportimit dhe garantimit të Cilësisë

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Cilësisë do të jetë një pjesë integrale e strukturës së cilësisë, e cila ka për synim përmirësimin dhe rritjen e cilësisë në fushën e ndërtimit. Ky pozicion do të kontribuoje në zhvillimin dhe implementimin e sistemeve për kontrollin e cilësisë, menaxhimin e performancës dhe mbikëqyrjen e detajuar të projekteve ndërtimore. Roli do të kërkojë angazhim për të siguruar që projektet të jenë të koordinuara dhe të realizuara në përputhje me standardet më të larta të cilësisë dhe performancës.


Detyrat

  • Zbatimi dhe monitorimi i një sistemi të strukturuar, të integruar dhe efikas për kontrollin e cilësisë se punimeve ne disiplinen e kerkuar (mekanike; ose elektrike; ose arkitekturore; ose hidroteknike) në të gjitha fazat e projektit ndërtimor.
  • Siguron që të përmbushen standardet e kërkuara për cilësinë e materialeve dhe punimeve të realizuara.
  • Punon ngushtë me ekipet ne zbatim për të identifikuar mundësi për përmirësime në proceset dhe rezultatet e projektit.
  • Parashikon, menaxhon dhe kontrollon rreziqet teknike dhe operacionale për të siguruar përmbushjen e cilesise, afateve dhe buxhetit të projektit.
  • Koordinon dhe menaxhon procese teknike dhe operacionale për të siguruar reagim të shpejtë ndaj problematikave që mund të lindin gjatë ndërtimit.
  • Ofron rekomandime për zgjidhje të problemeve teknike dhe operacionale, duke siguruar minimizimin e vonesave dhe kostove shtesë.
  • Kryen inspektime të detajuara të projekteve në përputhje me zhvillimet e brendshme të projektit, duke siguruar përmbushjen e standardeve të cilësisë.
  • Ka rol kryesor dhe ka pjesmarrje active ne realizimin e testimeve te sistemeve dhe marrjes ne dorezim te tyre.
  • Siguron që të gjitha fazat e projektit të përmbushin kërkesat teknike dhe cilësore, sipas udhëzimeve të investitorëve.
  • Ndihmon në analizimin e mundësive për përmirësime teknike dhe operacionale, duke ofruar zgjidhje efektive dhe optimale për sfidat që dalin gjatë realizimit të projekteve.
  • Përgatit raporte të detajuara mbi progresin dhe statusin e projektit, përfshirë aspekte të cilësisë, riskut, dhe menaxhimit të kostove.
  • Siguron që të gjitha shqetësimet dhe problemet të adresohen në kohë dhe të komunikohen me pjesët e tjera të ekipit dhe me investitorët.
  • Bashkëpunon ngushtë me strukturat dhe ekipet e tjera për të siguruar që cilësia dhe performanca e projektit të rritet në çdo fazë të tij.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri, sipas disiplinës përkatëse (Ndërtim, Arkitekturë, Mekanike, Elektrike ose Hidroteknike). Preferohen kualifikime specifike për pozicionin.


Kualifikimet

  • Eksperiencë e mëparshme (të paktën 5+ vite) në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e projekteve ndërtimore në fushën përkatëse.
  • Të ketë përvoje pune jo më pak se 5 vite në punime të disiplinës përkatëse për objekte rezidenciale.
  • Njohuri të thelluara të standardeve të cilësisë dhe teknologjive të ndërtimit.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe zgjidhëse për çështje teknike dhe operacionale.
  • Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe nën presion.
  • Njohuri dhe aftësi për të vlerësuar dhe optimizuar kostot në ndërtim.
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe interpretuar projekte, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
  • Njohuri të mira të rregulloreve dhe standardeve të sigurisë në punë dhe mjedisit të ndërtimit
  • Aftësi për të prezantuar problematikat në mënyrë efektive, komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim, si dhe përgatitje raportesh;
  • Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
  • Njohuri te mira në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etj.);
  • Te kete njohuri te mira ne gjuhen angleze .

Shënime


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link:

https://balfinconstruction.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000002285097/Menaxher-i-Cil%C3%ABsis%C3%AB-p%C3%ABr-punime-mekanike-elektrike-arkitekturore-ose-hidroteknike-?source=CareerSite

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 26.03.2025

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.balfinconstruction.al


Balfin Construction

Shoqëria Balfin Construction, një prej kompanive kryesore të zhvillimit të pasurive të patundshme dhe industrisë së ndërtimit në Shqipëri e rajon, ofron ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese. E themeluar në vitin 2002, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra tregtare, godina rezidenciale, qendra sociale e kulturore dhe ndërtime infrastrukturore. Balfin Construction është pjesë e grupit më të madh të investimeve në Shqipëri e rajon: Grupit BALFIN. Puna në Balfin Construction  është e përqëndruar në një marrëdhënie besueshmërie dhe partneriteti me të gjithë bashkëpunëtorët dhe klientët, duke u kujdesur për interesat dhe mirëqënien e të gjithëve. Kompania u vjen në ndihmë klientëve nëpërmjet programit të financimit, ndërsa për bashkëpunëtorët ofron një përfshirje të vazhdueshme në sukseset dhe arritjet e saj. Progresi i vazhdueshëm, investimet bashkëkohore, si dhe programet e përparuara në zhvillim, sigurojnë motivim për të gjithë stafin


INFORMACIONE KONTAKTI