Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99583

Inxhinier Kontrollor Cilesie

Tirane, Shqipëri 26-03-2025 edhe 14 ditë

Tirane

AGIKONS
kërkon të punësojë:

INXHINIER KONTROLLOR CILESIE

  • Përvojë të paktën 3 vite  ne zbatim punimesh ndertimi.
  • Njohuri të thella të standardeve ndërkombëtare dhe lokale të cilësisë në ndërtim.
  • Gjuha e huaj Anglisht nivel perdorimi professional.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
26-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.


Detyrat

  • Monitorimi dhe mbikëqyrja e procesit të ndërtimit për të siguruar që të gjitha aktivitetet të jenë në përputhje me standardet e cilësisë dhe rregulloret e ndërtimit si dhe me skedat teknike te baashkangjitura ne kontratat perkatese.
  • Realizimi i inspektimeve periodike si dhe I cdo situacioni te permbyllur nga zbatimi perpara se te njihet si detyrim nga nenkontraktoreve perkates apo grupeve te brendshme te normuara.
  • Kontrolli i materialeve dhe paisjeve të përdorura në ndërtim për të siguruar që ato janë të përshtatshme dhe të miratuara për përdorim.
  • Bashkëpunimi me menaxherët e projekteve për të siguruar që ndjekja e proceseve të cilësisë të jetë e plotë dhe e saktë.
  • Identifikimi dhe raportimi i devijimeve nga standardet e cilësisë, duke propozuar dhe masa korrigjuese.
  • Mbështetje për ekipet e punës dhe përgatitja e trajnimeve për të siguruar se të gjithë të përfshirë në projekt kanë njohuri të plota për politikat dhe procedurat e cilësisë.
  • Raportimi i gjendjes së cilësisë dhe përparimit të punimeve tek menaxheri i projekti dhe tek kryeinxhinieri.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Hidro, ose Inxhinieri mekanike profili inxh materialesh.
  • Përvojë të paktën 3 vite  ne zbatim punimesh ndertimi, ose te pakten 1 vit në mbikëqyrjen e cilësisë në ndërtim, me fokus në projekte ndërtimi të madhësive të ndryshme.
  • Njohuri të thella të standardeve ndërkombëtare dhe lokale të cilësisë në ndërtim.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe koordinimi.
  • Aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur probleme komplekse të cilësisë në kohë.
  • Njohuri të shkëlqyera të paketës Microsoft Office.
  • Çertifikata profesionale ose trajnime të avancuara në cilësinë e ndërtimit janë një avantazh.
  • Gjuha e huaj Anglisht nivel perdorimi professional dhe preferohet dhe njohuria e gjuheve te tjera si Italisht, Turqisht, etj.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: [email protected]

“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

 Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: [email protected]
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.agikons.com


Agikons

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të mbështesim parimet tre-dimensionale: Përkushtimin, Disiplinën dhe Drejtimin.

Përvoja e AGIKONS SH.PK materializohet në mijëra shtëpi, dhjetëra hapësira tregtare, disa objekte arsimore dhe shëndetësore, dhjetëra kilometra tunele për rrugë dhe hidrocentrale, miliona metra kub gërmime toke dhe transport, qindra kilometra rrugë të të gjitha llojeve, dhjetëra parqe, qindra projekte arti urban, sheshe, bazenë, fasada arti, etj.


INFORMACIONE KONTAKTI