Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99425

Specialist i Sektorit BI & Interface

Tirane, Shqipëri 20-03-2025 edhe 8 ditë

Tirane

CREDINS BANK SH.A
kërkon të punësojë:

SPECIALIST I SEKTORIT BI & INTERFACE

  • Diplomuar ne shkencat informatike.
  • Trajnime ne fushen e administrimit te bazave te te dhenave.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Informaticien
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
20-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

 Credins Bank kërkon të punësojë:   Specialist i Sektorit BI & Interface


Detyrat

Funksionet dhe përgjegjësitë:

  • Perpilon raporte sipas kerkesave te biznesit.
  • Jep suport per zgjidhjen e problemeve teknike qe lidhen me Credins BI.
  • Krijon, teston, dhe trajnon userat për përdorimin e sistemit Credins BI.
  • Sigurohet që procedurat dhe funksionet ditore për ngarkimin e të dhënave në sistem ekzekutohen me sukses.
  • Krijon dhe teston procedurat ETL (extract, transform, load) të ngarkimit të të dhënave në Data Warehouse.
  • Skedulon agjentët në sistemin BI për dërgimin automatik të raporteve sipas frekuencës së kërkuar.
  • Bashkepunon me drejtorinë e aplikacionit bankar per ngarkimin e te dhenave ne data warehouse, si dhe drejtorine e analizes se biznesit dhe zhvillimeve per zhvillimet qe mund te nevojiten.
  • Kryen detyra te tjera sipas kerkesave te pergjegjeist te sektorit Credins BI&Interface.
  • Merr pjese ne trajnime ne lidhje mbi infrastrukturen e informacionit.

Kualifikimet

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomuar ne shkencat informatike.
  • Trajnime ne fushen e administrimit te bazave te te dhenave.
  • Aftesi te shkelqyera teknike.
  • Njohje shume te mire te sistemeve te menaxhimit te te dhenave.
  • Aftesi shume te mira komunikuese.
  • Aftesi shume te mira per te punuar ne grup.
  • Eksperience disa-vjecare pune ne fushen e teknologjise se informacionit.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Çfarë ofrojmë ne:

  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese, pagë të 13-të / 14-të. 
  • Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje, etj.
  • Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj

 

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:

Link: [email protected]

Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.

*Shënim – Politika e Privatesise

Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, "Për mbrojtjen, e të dhënave personale dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014" Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë", Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.

 

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose, fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.bankacredins.com


Credins Bank Sh.A

Banka Credins është një nga Bankat me performancën më të lartë në Shqipëri, e njohur edhe si një nga bizneset më të mira në vend. Pozicioni i tyre në treg pasqyron në mënyrë të drejtpërdrejtë qëndrimin dhe shërbimin që u ofrojnë klientëve. “Ne flasim gjuhën tuaj” nuk është thjesht një slogan marketingu, është në të vërtetë qëndrimi i tyre ndaj nevojave të klientëve.

Përqasja novatore dhe bashkëkohore për ofrimin e shërbimeve është ajo çka i dallon nga të tjerët. Bashkëpunimi i brendshëm, aftësitë profesionale dhe integriteti moral janë në thelb të kulturës së tyre. Ata punojnë fort dhe në mënyrë të palodhur për klientët e tyre, me qëllim për të ndërthurur risitë pa cenuar efikasitetin.

Punonjësit e tyre janë avantazhi kryesor konkurrues dhe në mënyrë që ata të përmbushim misionin e tyre, objektivi i brendshëm është krijimi i ekipeve të qëndrueshme të punës të përbëra nga individë tepër të talentuar.

Ata janë për t’u ofruar shërbimin më të mirë klientëve të tyre dhe për t’u siguruar partnerëve dhe aksionerëve, vijimësi dhe rritje të biznesit në përputhje me pritshmëritë dhe besimin e tyre.

Procesi i rekrutimit në Bankën Credins është një proces tepër i rëndësishëm, pasi njerëzit që punësojnë do të jenë çelësi për përmbushjen e misionit të tyre. Krahas njohurive dhe aftësive profesionale, të cilat janë të nevojshme për përmbushjen e secilit rol, ata janë në kërkim të cilësive të tjera për t’u ofruar klientëve një shërbim të shkëlqyer, për të përmbushur detyrimet e parashikuara në statutin e kompanisë dhe për të ruajtur avantazhin konkurrues që i karakterizon.


INFORMACIONE KONTAKTI