Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99269

Specialist/e Finance

Tirane, Shqipëri 17-03-2025 edhe 5 ditë

Tirane

DIMAL INC
kërkon të punësojë:

SPECIALIST/E FINANCE

  • Studimet në fakultetin Ekonomik.
  • Mbi dy vjet eksperiencë.
  • Njohuri të mira të legjislacionit tatimor.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Financier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Mesatare 3 - 10 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
17-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Dimal INC është një kompani e hapur rishtazi në përpunimin e produkteve të mishit por me një eksperience të gjatë në distribucion, pjesë e DVG Group kërkon të punësojë: Specialist/e Finance.

Tek DIMAL INC, ne vlerësojmë talentin dhe besojmë se është kyç për suksesin tonë. Ftojmë të gjithë ata që kanë pasion inovacionin dhe cilësinë të bashkohen me ekipin tonë dhe të ndihmojnë në misionin tonë për të sjellë më të mirat në tryezat e shqiptarëve.


Detyrat

  • Rregjistrimi në programet financiare të faturave të blerjes dhe të shitjes.
  • Deklarimet mujore pranë organeve tatimore.
  • Monitorimi dhe përditësimi i regjistrave për asetet e kompanisë dhe kryerja e inventarizimit për të verifikuar gjendjen e tyre.
  • Kontabilizim paga, sigurime dhe çdo kontabilizim tjetër që del nga procedurat.
  • Monitorim klientesh dhe furnitorësh,arkë, bankë,etj.
  • Rakordim dhe raportim llogarish kontabël.
  • Raport Pashi mujor 3-mujor, 6-mujor,vjetor, etj.
  • Cash Flow mujor dhe 3-mujor.
  • Raport kosto artikuj mujor.
  • Pjesëmarrja në procesin e inventarizimit të mallrave dhe aseteve.
  • Detyra dhe raporte sipas kërkesës së eprorëve.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet në fakultetin Ekonomik (diplomë universitare në profilin Financë dhe Kontabilitet);
  • Kanë përparësi kandidatët me mbi dy vjet eksperiencë;
  • Të njohë shumë mirë programin Financë 5, njohja e programit Navision përbën avantazh;
  • Njohuri shumë të mira  të paketës Msc Office;
  • Aftësi analizuese dhe vlerësuese si dhe aftësi në mbajtjen e saktë të dokumentacionit;
  • Njohuri të mira të legjislacionit tatimor;
  • Vëmendje dhe kujdes ndaj detajeve; I aftë të punojë në skuadër.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me foto dhe Letër Interesi me email në adresën: [email protected] ose të kontaktojnë në numrin e telefonit 0692037422.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Dimal Inc

Themeluar në 2019, DIMAL INC është një kompani inovative e specializuar në përpunimin e mishit dhe nënprodukteve të tij. Çdo fillim ka një histori, në këtë rast janë puna dhe pasioni i vëllezërve Goxha për cilësinë dhe shijen e cila është kthyer në moton e kompanisë “Pasion dhe shije”.
Filozofia e DIMAL INC qëndron në përkushtimin ndaj cilësisë, autenticitetit dhe teknologjisë së avancuar. Ekipi ynë, i përbërë nga teknologë, konsulentë, menaxherë prodhimi, etj., është i dedikuar për të ofruar produkte cilësore sipas standardeve europiane. Me ndihmën e teknologjive më
moderne dhe metodave inovative, ne garantojmë më të mirën për konsumatorët tanë. DIMAL INC është futur bindshëm në treg me një gamë të
gjerë produktesh ku përfshihen: portofoli i produkteve të freskëta, portofoli i produkteve të ngrira dhe produktet e sallamerisë. Në DIMAL INC, e shkuara dhe e ardhmja janë shtyllat e forta mbi të cilat ne mbështetemi për të sjellë produkte inovative me shije autentike, me qëllimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së çdo konsumatori. Slogani ynë “pasion dhe shije” përfaqëson mënyrën se si punojmë dhe përshkruan veçantinë e produkteve që prodhojmë. Ekipet tona punojnë me pasion për të sjellë pranë çdo familjeje produkte që karakterizohen nga shija unike.