Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 100125

Menaxher i Njesisese se Biznesit (Brand Manager)

Tirane, Shqipëri 09-04-2025 edhe 28 ditë

Tirane

TRIMED SHPK
kërkon të punësojë:

MENAXHER I NJESISESE SE BIZNESIT (BRAND MANAGER)

  • 2 vite eksperience pune.
  • Kualifikime univeritare në Menaxhim Biznes.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher kategorie
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Pak eksperience 0 - 2 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
09-04-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Pozicion vakant pune: Brand Manager

Pershkrimi:

Profili i Trimed Healthcare: Eshte lider ne tregun faramaceutik ne Shqiperi. Ne jemi perkushtuar ne ofrimin e cilesise me te mire dhe zgjidhjes se rasteve me te veshtira per pacientet tane. Menaxhimi i Trimed perfshin njekohesisht ekspertizen lokale dhe nderkombetare ne marketingun,shperndarjen dhe gjurmimin e barnave.

Trimed është i dedikuar në “vendosjen e standarteve ” për produktet farmaceutike dhe në të njëjtën kohë në sigurinë e pacientëve në tregun shqiptar.

Themeluar në vitin 1993, Trimed përfaqëson një rrugë të sigurtë dhe të matshme që siguron produkt farmaceutik të sigurtë në tregun shqiptar me një akses direkt tek farmacitë.

Cfare ofrojme?

  • Kushte shume te mira pune.
  • Nje mjedis pune dinamik.
  • Page dhe bonus shitje shume i kenaqshem.
  • Zhvillim profesional.
  • Nje skuader pune energjike.

Detyrat

  •  Ndjekja e Kontratave me furnitoret, negocimi i tyre.
  • Pergatitja e Planit Vjetor te Shitjeve dhe Importeve per principalet pergjegjes.
  • Propozim/Negocim per suportin financiar qe ofrohet, ne nivel vjetor dhe/ose mujor (ne varesi te partnerit) .
  • Rishikim i planit fillestar ne varesi te ecurise se shitjeve dhe kapacitetit te prodhimit te partnerve tane te biznesit.
  • Bashkepunim i ngushte me partneret per percaktimin e Rolling Forecast (te prodhimit), per te shmangur mungesat ne treg.
  • Nderveprim i rregullt me partneret tane permes email dhe telefonit.
  • Takime periodike me partneret tane.
  • Percaktimi i ofertave per produktet.
  • Propozim marreveshje per kliente potenciale .
  • Propozim Aksionesh Komerciale .
  • Ndjekja dhe analizimi i shitjeve ne menyre konstante me qellim realizimin e target mujor dhe atij vjetor.
  • Nderveprim i perditshem me forcen shitese per t’i ndihmuar me pyetjet dhe problematikat e tyre dhe suport per shitjet (permes ndryshimeve te ofertave).
  • Prezantime ne nivel 3, 6, 9 dhe 12 mujor per ecurine e principalit.
  • Studime tregu per cdo kerkese per lancim te ri nga ana e partnerve tane te biznesit. Studime tregu ne menyre konstante per te pasur nen kujdes ecurine totale te molekulave ekzistuese (trend rrites apo ne renie).
  • Vizita ne terren 2 here ne muaj. Qellimi: suport forces shitese, rritje e bashkepunimit me klientet, inspektim te punes se forces shitese.

Kualifikimet

  • Kualifikime univeritare në Menaxhim Biznesi/Marketing/Mjekesi/Farmaceutikë apo Financë-Kontabilitet.
  • 2 vite eksperience pune ne pozicion te ngjashem
  • Aftësi shumë të mira negociuese, artikuluese, fleksibël në marrëdhënie me njerëzit,aftësi të punës në grup.
  • Përqendrim të lartë gjatë kryerjes së detyrave dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi shumë te mira bashkëpunuese,me fokus në performancën dhe i orientuar drejt rezultateve.
  • Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat.
  • Përvojë pune të sukseshme.
  • Gjuhe te huaja: Anglisht (obligatore).

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Ne jemi ne kerkim te kolegeve te cilet kane dhe perfaqesojne vlerat themelore te kompanise sone: Integritet, Njohuri, Vemendje ndaj detajeve, Fleksibilitet!

Për t'u bere pjese e stafit tone, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në [email protected]

Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kërkesat do të kontaktohen.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.trimed.com.al/


Trimed Shpk

Trimed është në tregun shqiptar që prej vitit 1993. Në vitin 2008 kompania nisi bashkëpunimin me M&D, një kompani e specializuar në logjistikë dhe shpërndarje. Ne jemi të përkushtuar që t’i ofrojmë partnerëve tanë një zgjedhje One-Stop-Solution në tregun shqiptar përmes profesionalizmit dhe eksperiencës e sidomos duke përmbushur shërbimet e mëposhtme:


Trimed përfaqëson një mënyrë të sigurtë për të sjellë në tregun shqiptar barna të sigurta, cilësore dhe efikase me akses te drejtpërdrejtë tek pacienti. Menaxhimi i Trimed përfshin njëkohësisht ekspertizën lokale dhe ndërkombëtare në marketingun, shpërndarjen dhe gjurmimin e barnave. Trimed është i dedikuar në “vendosjen e standarteve ” për produktet farmaceutike dhe në të njëjtën kohë në sigurinë e pacientëve në tregun shqiptar.


INFORMACIONE KONTAKTI