Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99750

Administrator Pallati/Rezidence

Tirane, Shqipëri 31-03-2025 edhe 19 ditë

Tirane

ARLIS CONSTRUCTION SHPK
kërkon të punësojë:

ADMINISTRATOR PALLATI/REZIDENCE

  • Licensimi nga Bashkia Tiranë sipas Ligjit përbën prioritet;;
  • Arsimi i mesëm i nevojshëm;
  • Eksperiencë pune jo më pak se tre vite;

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Mirëmbajtës Godine
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Mesatare 3 - 10 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
31-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Arlis Ndërtim është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit dhe investimit në projektet zhvilluese. Aktiviteti i kompanisë daton në vitin 2008 me kontribut në disa rezidenca banimi dhe investime sociale të mirënjohura në kryeqytet. Arlis Ndërtim është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social. Për këto arsye si dhe në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm të stafit hapim vendin vakant për Administrator pallati/rezidence.

Pozicioni: Administrator Kompleksi

Departamenti: Menaxhim-Mirembajtje

Përmbledhja e Pozicionit:

Administratori i kompleksit ka si detyrë kryesore menaxhimin e stafit që ka në varësi dhe komunikimin e parë me banorët për problematika apo sygjerime. Administratori mbledh dhe përcjell në instancat e tjera informacione apo detyra të cilat dalin nga përgjegjësitë e tij.


Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Ndërmarrjen e kontrolleve të përditshme të punës së stafit që ka në varësi;
  • Ndarja e punës në mënyrë të drejtë, kontrolli i orareve, menaxhimi i problemeve ditore në kompleks;
  • Ndërmarrje periodike për kontrollet teknike si sistemi i mbrojtjes kundër zjarrit, i ashensorëve, tarracave, sistemi i ndriçimit, sistemi i kamerave, gjelberimi, mirëmbajtja higjeno-sanitare etj;
  • Ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për mirëmbajtjen e bashkëpronësisë, përfshirë edhe kontraktimin e subjekteve të treta për plotesimin e cdo nevoje të parashikuar në kontratë për banorët;
  • Furnizimet për produktet higjeno-sanitare duke u rakorduar me personin e autorizuar;
  • Mbajtja e proces verbaleve për produktet e pastrimit;
  • Zbatimi me korrektesë të lartë të rregullave të bashkëjetesës;
  • Asistencë për kërkesat apo ankesat e banorëve të kompleksit;
  • Kërkesa të tjera të mundshme në mbarëvajtjen e punës;

 


Kualifikimet

Edukimi dhe Kualifikimet

  • Licensimi nga Bashkia Tiranë sipas Ligjit nr. 10112, datë 09.04.2009 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit” përbën prioritet;
  • Arsimi i mesëm i nevojshëm;
  • Eksperiencë pune jo më pak se tre vite në menaxhimin e pallateve/komplekseve;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi në gjuhën shqipe;
  • Njohuri paraprake në fushën e Menaxhimit;
  • Aftësi shume të mira komunikuese ndërpersonale me stafin në varësi, banoret dhe bashkëpunëtorët;
  • Të zotërojë aftësi në zgjidhjen e situatave emergjente;
  • Korrektësi maximale, integritet i lartë dhe etikë pune;
  • Të ketë patentë të klasit “B”;

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret e lartpërmendura, luten të dërgojnë  CV-në e tyre në adresen e email: [email protected]  me subjekt: “Administrator Pallati/Rezidence”    

 Nr. kontakti: 0697086374

 Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Suksese!


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


https://arlis.al/


Arlis Construction shpk

Arlis Construction shpk është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit dhe investimit në projektet zhvilluese.

Aktiviteti i kompanisë daton në vitin 2008 me kontribut në disa rezidenca banimi dhe investime sociale të mirënjohura në kryeqytet.

Arlis Ndërtim është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit social dhe atij ekonomik. 


INFORMACIONE KONTAKTI