SPECIALISTE BURIMESH NJERËZORE
- 3 vite eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore;
- Njohuri te Kodit te Punës dhe legjislacionin qe lidhet me marrëdhëniet e punës;

Smart Home Albania lider ne sektorin e automatizimit ne Shqiperi e me tej ne Ballkan eshte ne kerkim te nje kandidati per profilin Specialiste e Burimeve Njerezore.
Te gjithe te interesuarit mund te dergojne CV-te e tyre ne adresen e email-it ; [email protected]
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".
Smart Home Albania është kompania e parë në Shqipëri me fokus sistemet Smart Home. Kompania ofron sistemet më inovative me fokus rritjen e komfortit, uljen e faturës së energjisë elektrike dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë. Smart Home Albania është realiteti me ofertën që garanton raportin cilësi-çmim më të mirë në treg.
SMART HOME ALBANIA - Një mënyrë më e zgjuar jetese!
Sistemet Smart Home sjellin siguri, fleksibilitet, efiçencë energjie dhe komfort në gjitha hapësirat e shfrytëzuara për jetesë. Falë inovacionit që sjellin, çdo projekt me home automation do të jetë një investim i zgjuar, të cilin do ta vërtetojë e ardhmja. Smart Home Albania është zgjidhja që ju po kërkoni për investimin që po kryeni në apartamentin, vilën, zyrën , biznesin apo hotelin tuaj.
Smart Home Albania është distributor zyrtar ekskluziv të paktën për Shqipërinë i me shumë se 15 brandeve ndërkombëtarë nga USA, Australia, Italia, Franca, Spanja, Gjermania, Turqia, UK, Kina. Për disa prej brandeve Smart Home Albania është distributor ekskluziv për gjithë ballkanin dhe operon nëpërmjet distributorëve të saj në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Greqi, Kroaci e Serbi.
Smart Home Albania është njëkohësist lider me mbi 60% të tregut me aksesorët e hotelerisë duke sjellë për tregun shqiptar dhe jo vetëm produkte cilësore dhe të garantuara e provuar kjo nga projekte të realizuara edhe ne Europë si Itali e Gjermani apo më gjere si Emiratet e Bashkuara Arabe e Arabi Saudite.