Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99711

Kasiere

Tirane, Shqipëri 29-03-2025 edhe 17 ditë

Tirane

KID ZONE
kërkon të punësojë:

KASIERE

  • Arsim i mesëm apo i lartë.
  • Eksperienca e punës përbën avantazh.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Aftësi për të operuar me programet bazë të kasës.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Kasier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Pak eksperience 0 - 2 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
29-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.
Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Përmbledhja e Pozicionit: Një Kasier/e është përgjegjës/e për menaxhimin e përditshëm të arkës së vet në perputhje me vlerat dhe politikat e përgjithshme të kompanisë dhe të Grupit. Sigurohet që gjatë procesit të pagesës, të jetë e saktë, korrekte, të jap informacionin e duhur dhe në të njëjtën kohë të ofrojë shërbim të jashtëzakonshëm ndaj secilit klient, të shoqëruar me buzëqeshje, dashamirësi dhe sjellje profesionale.


Detyrat

  • Mban pastër dhe të rregullt Arkën dhe ambientin e Arkës si dhe sektorin pranë arkave të blerjeve impulsive;
  • Mban Arkën të sigurtë, e kyç atë kur nuk është duke punuar po ashtu edhe ekranin e programit që përdoret;
  • Skanon produktet me përgjegjësi pa harruar asnjë;
  • Kryen vazhdimisht sistemimin e produkteve në departamentin e arkës duke zbatuar udhëzimet e supervizorit të arkave, Merchandiser-it ose Menaxher-it të Dyqanit;
  • Bën mbushjen e vazhdueshme të sektorit të arkave me produkte kur është e nevojshme;
  • Bashkëpunon me kolegët gjatë detyrave operacionale në dyqan dhe mban frymë bashkëpunuese me departamentet e tjera, supervizorin e arkave, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit;
  • Informon Supervizorin e Arkave dhe menaxherin e dyqanit për çdo problem apo avari teknike, ankesë klienti, vizita në dyqan ose ndodhi të pazakonta në dyqan;
  • Asiston në trajnimin e Kasiereve të reja;
  • Kryen me një shërbim të shkëlqyer dhe pa bezdisur/ fajësuar klientin procesin e ndërrimit të aprovuar nga menaxheri i dyqanit;
  • Në përfundim të turnit bën mbylljen e kasës dhe dorëzimin e lekëve pranë arkës qëndrore.

Kualifikimet

Kualifikimet​

  • Edukimi: Arsim i mesëm apo i lartë.
  • Eksperienca e punës përbën avantazh.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi shumë të mira komunikuese janë thelbësore.
  • Aftësi për të operuar me programet bazë të kasës.

Shënime


Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në në adresën elektronike: [email protected]
Numër Kontakti per Jumbo TEG "++355 686038592

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.jumbo.al


Kid Zone

JUMBO eshte nje nga dyqanet me te suksesshme te shitjes me pakice ne Tirane te pozicionuara ne 2 qendrat tregtare TEG dhe QTU. Keta dyqane tregtojne ne ambientet e tyre artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, kancelari, libra,veshje dhe pajisje te ndryshme per shtepine tuaj.


INFORMACIONE KONTAKTI