KONTABILIST/E
- Njohuri të mira ne financë.
- 3-5 vjet eksperiencë.
- Diplomuar në fushën e Financës, Kontabilitetit ose në fusha të ngjashme.

Kontabilist/e
Pse AlProfit Consult ?
Ne nuk jemi vetëm një zyrë kontabiliteti por shumë më shumë. Misioni ynë është të ndihmojmë bizneset dhe individët dhe thjeshtuar punën e tyre duke kursyer para dhe mbi të gjitha kohën e tyre.
Ne ofrojmë një paketë të plotë të shërbimeve profesionale të personalizuara ndaj bizneseve dhe individëve që dëshirojnë të përfitojnë nga këto shërbime.
Rreth pozicionit të punës
Si një Kontabilist/e, ju do të keni mundësi të jeni pjesë e një ekipi të përzgjedhur profesionistësh që do të ketë mundësi të lehtësojë punën e përditshme të klientëve dhe në jetën e tyre.
Ju, së bashku me ekipin Alprofit Consult do të jeni përgjegjës për implementimin e frymës pozitive tonë të të punuarit, duke ofruar shërbime të vazhduara profesionale të konsulencës financiare, kontabilitetit, taksave dhe shumë më shumë.
Si do të ishte një ditë pune e zakonshme
Çfarë ju duhet për të pasur sukses
Pse të bashkoheni me ne?
Procesi ynë i rekrutimit
Aplikimet do të dërgohen në adresën e emailit [email protected]. Pranohen aplikimet deri në datë 10 Mars 2025
Vetëm kandidatët që ne mendojmë se plotësojnë kriteret e vendosura do të kontaktohen të paktën 7 ditë përpara për zhvillimin e intervistës së parë.
Në këtë intervistë do të zhvillohet një test i shkurtër teorik dhe praktik që do të zgjasë rreth 30 minuta.
Nuk ka asnjë gjë për tu shqetësuar, kjo do të na shërbejë për të vlerësuar plotësisht kandidaturat.
Pas kësaj faze, ne kandidatët e përshtatshëm do të jenë pjesë e një interviste të dytë (zakonisht jo më shumë se 3 kandidatura) për të diskutuar më në detaje mbi detyrën dhe marrjen e vendimit të përbashkët final.
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".
AlProfit Consult është një studio e pavarur e cila ofron shërbime kontabiliteti, shërbime të administrimit të taksave dhe shërbimeve të konsulencës financiare se bashku me sherbime te trajnimeve ne keto fusha. Ne ofrojmë një paketë të plotë të shërbimeve profesionale të personalizuara ndaj bizneseve dhe individëve që dëshirojnë të përfitojnë nga këto shërbime. Edhe nëse aktiviteti juaj është i ri ose ekzistues, organizatë jo-fitimprurëse apo biznes në një industri të caktuar, AlProfit Consult mund t’ju ndihmojë që të përmbushni objektivat tuaja duke ju mbështetur me shërbime të konsulencës financiare që plotësojnë nevojat tuaja unike. Si klienti ynë, ju do të përfitoni nga qasja në ekipin tonë të besueshëm financiar dhe shërbimet tona të përshtatshme, teknologjikisht të avancuara. Në AlProfit Consult ne jemi të përkushtuar për të siguruar që klientët tanë të kenë burimet që kanë nevojë për të optimizuar gjendjen e tyre financiare dhe operacionet e biznesit. Ne mirëpresim mundësinë për të mësuar më shumë për nevojat tuaja të shërbimeve financiare dhe se si mund t'ju ndihmojmë.