
Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Pozicioni: Përfaqësues Shitjesh
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e pozicionit: Progeen po kërkon një Përfaqësues Shitjesh të talentuar dhe të motivuar për të menaxhuar dhe ndjekur procesin e shitjes së apartamenteve dhe pasurive të tjera të paluajtshme. Roli përfshin angazhimin aktiv në ndërtimin e marrëdhënieve me klientët, analizimin e tregut dhe garantimin e përmbushjes së objektivave të kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Kualifikimet dhe kërkesat:
Edukimi: Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, administrimit të biznesit ose një disiplinë të ngjashme;
Aftësi të tjera:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 18.03.2025.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".
PROGEEN Sh.p.k, është nje shoqëri private që operon në fushën e ndërtimit në vend, dhe ka si objekt kryesor të veprimtarisë së saj, ndërtimin e godinave civile (njësi banimi dhe shërbimi). Duke u mbështetur tek një staf i kualifikuar teknik, profesionistë të inxhinierisë, arkitekturës, dhe disiplinave të tjera, PROGEEN projekton, dhe ndërton me fondet e shoqërisë, si dhe ndërton për llogari të investitorëve të tjerë privat, shqiptarë apo të huaj. Gjithashtu, shoqëria ka realizuar me sukses projekte të rëndësishme infrastrukturore si kontraktor kryesor për subjekte të ndryshme publike. Standardi i lartë i ndërtimit dhe profesionalizmit është faktori kyç i suksesit të shoqërisë dhe elementi dallues në çdo projekt. Në këto 11 vjet të ekzistencës së saj, shoqëria ka mundur të ndërtojë marrëdhënie të forta besimi me bashkëpunëtorët dhe klientët, duke bërë që projektet të jenë gjithnjë e më të mëdha, cilësore, dhe të suksesshme.