Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99263

Asistent ne shitje

Tirane, Shqipëri 15-03-2025 edhe 3 ditë

Tirane

ITE GROUP SH.P.K
kërkon të punësojë:

ASISTENT NE SHITJE

  • Përvojë 2-vjecare pune në pozicione të ngjashme.
  • Të ketë njohuri të mira mbi materialet elektrike.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Punëtor Magazine
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
15-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

"ITE Group" paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe impiante fotovoltaike. "ITE Group" në rolin e shitjes me pakicë dhe distributorit në Shqipëri, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë. Partnerët tanë të rëndësishëm janë: Schneider Electric, Philips, Bosch, Huawei, Vimar, Vortice, 3M, Pramac, Arnocanali, Prysmian Group, Femi CZ, Electrocanali, etj. Pjesë e rëndësishme e Shoqërisë "ITE Group" është reparti i Asamblimit të Paneleve Elektrike, i ngritur në vitin 2006. Në këtë repart realizohen panelet elektrik të shpërndarjes, të kondicionimit si dhe të automatizimit industrial. Kompania ka të drejtën e përfaqësimit si Panel Builder nga "Schneider Electric" deri në 4000 A.

Në kuadër të plotësimit të personelit "ITE Grup" është duke kërkuar të punësojë Asistent në shitje pranë dyqanit tonë që ndodhet në qytetin e Tiranës.


Detyrat

  • Bën hapjen dhe mbylljen e dyqanit sipas orarit zyrtar të kompanisë.
  • Të evidentojë dhe informojë lidhur me mungesat e stokut që vë re në dyqan.
  • Të ndjekë furnizimin e dyqanit nga magazina qëndrore duke hartuar kërkesën për plotësimin e treguesve të stokut , sipas procedurës dhe jo më vonë se ora 14:00, duke përjashtuar raste të veçanta.
  • Siguron që të ketë gjithmonë stokun e nevojshëm në raftet përkatëse me qëllim shitjen te klienti fundor
  • Asiston klientët në përzgjedhjen e produkteve, duke i shpjeguar specifikat dhe benefitet përkatëse.
  • Ofron shërbim cilësor ndaj cdo personi që paraqitet pranë banakut duke i shërbyer atij me informacion, ofertim dhe plotësim kërkesash në përputhje me procedurat e kompanisë
  • Identifikon nevojat e klientit dhe propozon zgjidhjen e përshatshme teknike dhe ekonomike sipas kërkesës. Mundohet gjithmonë të bëjë UPSELL në mënyrë që të rrisë xhiron e dyanit.
  • Reklamon produktet me anë të ekspozitorëve dhe posterave që i vihen në dispozion nga Sektori Marketing-ut. Kujdeset për paraqitjen (merxhandising) dhe prezantimin e artikujve që tregton në pikën e shitjes.
  • Të realizojë procesin e shitjes, dorëzimin e mallit sipas kërkesës së klientit, faturimin dhe arkëtimin e saj.
  • Kujdeset që dyqani të jetë gjithmonë i pastër dhe i rregullt, sipas direktivave të percaktuara saktë nga Kompania.
  • Organizon inventare javore/ mujore/ vjetore me qëllim mbarëvajtjen e gjendjes fizike me atë të sistemit në të njëjtat nivele. Është përgjegjës për inventarin që ka në dyqan.
  • Të respektojë parimin e konfidencialitetit.

Kualifikimet

  • Të ketë njohuri të mira mbi materialet elektrike (njohuritë teknike përbëjnë avantazh).
  • Të ketë njohuri bazë të Paketës Microsoft Office.
  • Duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikuese me klientët.
  • Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës.
  • Aftësi për të punuar në grup.
  • Përvojë 2-vjecare pune në pozicione të ngjashme.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV të detajuar deri në dt.15/03/2025 pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore me email: [email protected] 

Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.
Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.itegrup.al


ITE Group sh.p.k

“ITE Group” paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe telekomunikacionit. “ITE Group” në rolin e distributorit në Shqipëri, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë. Partnerët tanë të rëndësishëm janë: “Schneider Electric”, “Philips”,“General Electric”, “Vimar”, “Vortice”, “Arnocanali”, “Special Cavi Baldasari”, “Femi CZ”, “Electrocanali”, "Bosch" etj. Partneret e zgjedhur paraqesin në çdo kohë cilësi të produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke ofruar standarde të larta dhe garantuar suksesin e “ITE Group”. Shoqëria “ITE Group” projekton dhe implementon me sukses objekte civile dhe industriale. Kjo realizohet në sajë të ngritjes dhe organizimit të strukturave përkatese, të përbëra me specialistë të kualifikuar dhe me eksperiencë. Shoqëria është licensuar nga Ministria Puneve Publike , Transportit dhe Telekomunikacioneve për zhvillimin e aktivitetit. “ITE Group” zotëron licencen për implementim NZ.4252/3 dhe licensën për projektim NZ.4252.1.


INFORMACIONE KONTAKTI