Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99141

Përgjegjës /e i Departamentit të Financës

Tirane, Shqipëri 12-03-2025 mbaron sot

Tirane

LPP
kërkon të punësojë:

PËRGJEGJËS /E I DEPARTAMENTIT TË FINANCËS

  • Diplomë Bachelor në Kontabilitet, Financa ose fushë të ngjashme
  • Të paktën 5 vite përvojë relevante në Financa
  • Personalitet dinamik

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher Finance
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
12-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

LPP S.A është kompani ndërkombëtare e modës që u mundëson klientëve të saj të shprehin individualitetin e tyre në modë për më shumë se 30 vjet.

Në përbërjen e saj, LPP ka 5 marka: Reserved, Mohito, Cropp, House dhe Sinsay, dhe secila prej tyre është dizajnuar për grupe të ndryshme konsumatorësh që ndjekin stile jetese të ndryshme dhe kanë nevoja të ndryshme.

Koleksionet tona janë të paraqitura në mbi 2,200 dyqane shitjeje në 40+ vende dhe me mbi 45,000 punonjes në të gjithë Evropën, Azinë dhe Afrikën.

 Ne po hapemi edhe në Shqipëri, dhe forca më e madhe lëvizëse e kompanisë tonë janë punonjësit, prandaj, BËHU PJESË E KËSAJ FORCE!

 Përgjegjës /e i departamentit të financës


Detyrat

Përgjegjësitë:

  • Mbikëqyrja e të gjitha aspekteve të menaxhimit financiar të kompanisë.
  • Përgjegjësia për mbajtjen e librave të kontabilitetit në kompani.
  • Organizimi dhe koordinimi i punës së departamentit të kontabilitetit.
  • Mbikëqyrja e zhvillimit të departamentit dhe procedurave financiare.
  • Mbikëqyrja mbi sistemin financiar të kompanisë.
  • Dhënia e këshillave dhe marrja e vendimeve të pavarura në fushën e taksave dhe tatimeve.
  • Përditësimi i njohurive në fushën e rregulloreve lokale (taksat, financat) si dhe standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe rregulloret doganore dhe të këmbimit valutor.
  • Përgatitja në kohë e deklaratave tatimore, raporteve dhe deklarimeve të tjera të kërkuara nga ligji.
  • Zgjidhja e duhur e taksave në përputhje me rregulloret në fuqi.
  • Përgatitja e raporteve në kohë për zyrën qëndrore.
  • Përgatitja tremujore e pasqyrave financiare dhe dorëzimi i tyre në kohë te zyra qëndrore.
  • Kontakti dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me auditorët, si dhe gjatë periudhave të kontrollit të librave për auditimin
  • Kontakti me autoritetet tatimore gjatë periudhave të kontrollit të saktësisë së librave.
  • Kontakti me Departamentin e Kontabilitetit të LPP Zyrat Që

Kualifikimet

Pritshmëritë tona:

  • Diplomë Bachelor në Kontabilitet, Financa ose fushë të ngjashme
  • Të paktën 5 vite përvojë relevante në Financa; preferohet në sektorin e shitjes me pakicë
  • Personalitet dinamik me aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe zhvillimi të biznesit
  • Aftësi të forta në analizën e të dhënave, saktësi, aftësi analitike dhe organizative
  • Njohuri të forta në përdorimin e mjeteve të fletëllogaritjes dhe bazës së të dhënave (Excel, PowerPoint, Word)
  • Niveli i lartë i aftësive të gjuhës angleze të shkruar, të folur dhe në komunikimin verbal

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Çfarë iu ofrojmë:

  • Punë të qëndrueshme në një kompani ndërkombëtare të besueshme dhe me reputacion në industrinë e modës
  • Punë në një kompani me vlera të qarta dhe transparente që janë pjesë e kulturës sonë organizative
  • Kontratë pune për një kohë të pacaktuar me përfitime shtesë: Sistemi i bonuseve dhe përfitimet shtesë
  • Voucher me produkte për çdo sezon
  • Mjedis dinamik i punës
  • Pagë konkuruese
  • Hybrid work

 Për të aplikuar, dërgoni CV-në në gjuhën angleze në [email protected] 

Subject: Pergjegjes i Dep. Financës.

 *Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen!


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


https://www.lpp.com/en/


LPP

LPP S.A është kompani ndërkombëtare e modës që u mundëson klientëve të saj të shprehin individualitetin e tyre në modë për më shumë se 30 vjet.Në përbërjen e saj, LPP ka 5 marka: Reserved, Mohito, Cropp, House dhe Sinsay, dhe secila prej tyre është dizajnuar për grupe të ndryshme konsumatorësh që ndjekin stile jetese të ndryshme dhe kanë nevoja të ndryshme.

Koleksionet tona janë të paraqitura në mbi 2,200 dyqane shitjeje në më shumë se  40 vende dhe me mbi 30,000 punonjes në të gjithë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Ne po hapemi edhe në Shqipëri, dhe forca më e madhe lëvizëse e kompanisë sonë janë punonjësit