Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Agjent Rezervimi

Tirane, Shqipëri 13-11-2026 edhe 24 ditë

Tirane

AGIKONS
kërkon të punësojë:

AGJENT REZERVIMI

  • Diplomë universitare në Menaxhim Hotelier, Biznes, Marketing ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 3 vite përvojë në pozicione të rezervimeve ose në front office në struktura të nivelit të mesëm ose të lartë.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121919
Kategoria e Punës / Profesioni:
Specialist i Marrëdhënieve me Klientin
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
3 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
13-11-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Agjent Rezervimi Senior (Senior Reservation Agent)
Departamenti: Shitje & Rezervime
Raporton tek: Menaxheri i Rezervimeve / Drejtori i Komercializimit
Vendi i Punës: Strukturat akomoduese dhe qendra operative të ATDG

ATDG (Art and Tourism Development Group), kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë.

ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë),

Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë).

Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes së turizmit të përgjegjshëm dhe për të përcjellë një ndikim pozitiv kudo.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë ATDG është zgjedhja jote më e mirë.

QËLLIMI I POZICIONIT:

Agjenti i Rezervimeve Senior është përgjegjës për menaxhimin e avancuar të procesit të rezervimeve, ofrimin e mbështetjes strategjike në operacionet ditore dhe optimizimin e shitjeve përmes kanaleve të rezervimeve direkte dhe të ndërmjetësuara. Ky rol ka për qëllim të garantojë një përvojë të personalizuar për klientët, si dhe të kontribuojë në rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e performancës së përgjithshme të departamentit të rezervimeve.

Detyrat Kryesore dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi dhe ndjekja e rezervimeve me kompleksitet më të lartë (grupe, paketa të personalizuara, evente, VIP, bashkëpunime B2B).
  • Kontrolli dhe mirëmbajtja e disponueshmërisë në PMS dhe Channel Manager, në bashkëpunim të ngushtë me CRO.
  • Trajnimi dhe mbështetja teknike e agjentëve junior dhe stafit të ri në procedurat dhe standardet e rezervimit.
  • Sugjerimi dhe zbatimi i strategjive për upselling dhe cross-selling (suita, spa, darka tematike, paketa speciale).
  • Ndjekja e korrespondencës dhe konfirmimeve për kërkesa të personalizuara, me përgjigje të shpejta dhe profesionale.
  • Koordinimi me departamentet operative për të siguruar një përvojë të harmonizuar të klienteve (recepsion, housekeeping, F&B).
  • Hartimi i raporteve analitike të përjavshme dhe mujore për performancën e rezervimeve, tendencat e tregut dhe sugjerime për përmirësim, konkurenca.
  • Monitorimi i komenteve dhe përvojave të klientëve në platformat online OTA dhe Google my Business pas rezervimit; ndërhyrje në raste problematikash , komunikim me strukturen per cdo rast.
  • Ndjekja e procesit te qeradhenies se Yachtit dhe komunikimi me agjensite dhe klientet
  • Monitorimi dhe kordinimi I mardhnieve me kompanite e taxive “Lux taxi dhe Kuq e Zi Taxi”
  • Menaxhimi I sistemit te Teatrit , krijimi dhe konfigurimi i eventeve ne sistem dhe monitorimi i eventeve per sa i perket shitjes se biletave , raportimi dperiodik i performaces se shitjeve te biletave
  • Suport teknik ne punime grafike postime dhe content marketing sipas kerkesave te kompanise nen varesine teknike dhe udhezimet e dep te marketingut

Kualifikime dhe aftësi të kërkuara:

  • Diplomë universitare në Menaxhim Hotelier, Biznes, Marketing ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 3 vite përvojë në pozicione të rezervimeve ose në front office në struktura të nivelit të mesëm ose të lartë.
  • Eksperiencë me sisteme të menaxhimit të pronës (PMS), Channel Manager dhe OTA-të kryesore.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (në të shkruar dhe të folur); gjuha e dytë është avantazh.
  • Aftësi të forta komunikuese, ndërpersonale dhe vendimmarrjeje në situata presioni apo kërkesash të papritura.
  • Orientim ndaj detajeve, analizës së të dhënave dhe fokus te performanca.
  • Njohuri të mira në përdorimin e Excel, raporteve KPI dhe sistemit të Revenue Management.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: [email protected]

Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: [email protected]

Nr. Tel +355 68 648 0086
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.agikons.com


Agikons

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të mbështesim parimet tre-dimensionale: Përkushtimin, Disiplinën dhe Drejtimin.

Përvoja e AGIKONS SH.PK materializohet në mijëra shtëpi, dhjetëra hapësira tregtare, disa objekte arsimore dhe shëndetësore, dhjetëra kilometra tunele për rrugë dhe hidrocentrale, miliona metra kub gërmime toke dhe transport, qindra kilometra rrugë të të gjitha llojeve, dhjetëra parqe, qindra projekte arti urban, sheshe, bazenë, fasada arti, etj.


INFORMACIONE KONTAKTI