Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 100219

Specialist Logjistike

Tirane, Shqipëri 14-04-2025 edhe 26 ditë

Tirane

TRITICUM FOOD
kërkon të punësojë:

SPECIALIST LOGJISTIKE

  • Eksperience në kompani transporti,në department logjistike/ shitjeje kane avantazh.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher Logjistike
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
14-04-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Kompania Triticum Food shpk kerkon te punesoje Specialist  Logjistike.

Kompania eshte e specializuar ne prodhimin e produkteve ushqimore dhe operon ne tregun vendas dhe te huaj. Momentalisht kompania ka nje staf te specializuar  prej 125 punonjesish.


Detyrat

  • Kujdeset për marrjen e informacioneve sa më të sakta dhe të domosdoshme nga kërkesat e klientëve dhe përpunimi i të dhënave për organizimin e transportit të ngarkesave në kohën e duhur.
  • Koordinon me agjensitë doganore në import dhe export për përgatitjen në kohë të procedurave doganore dhe sigurimin e dokumentacionit përkatës.
  • Organizon aktivitetin e dërgimit të mallrave në mënyrë që porositë të transportohen dhe mbërrijnë në destinacion (tek klientët apo magazinat rajonale) me sasinë, cilësinë, gjendjen dhe në kohën e duhur.
  • Kujdeset që dokumentat të mallrave plotësohen në mënyrën dhe formatin e duhur dhe bashk-shoqërojnë mallrat në transport.
  • Kujdeset që mjetet e transportit janë të kompletuara me dokumentacionin përkatës për transportin e mallrave dhe njerëzve sipas kërkesave të ligjeve në fuqi.
  • Sigurohet që mjetet e transportit të ngarkohen sipas kapaciteteve dhe në përputhje me rregullat e transportit të mallrave, për të marrë efektivitetin maksimal.
  • Zhvillon një kuptim të thellë të nevojave të klientëve dhe të ekipit të shitjes, dhe ndërmerr veprimet e nevojshme për plotësimin e nevojave, duke kontribuar kështu në zhvillimin e marrëdhënieve pozitive të biznesit me klientët.
  • Punon ngushtësisht me departamentet e tjera brenda kompanisë në mënyrë që të përmbushë në mënyrë efektive kërkesat e klientëve: për të maksimizuar mundësitë për shitje ose minimizuar mungesat që mund të kenë efekte negative në biznes, sipas rastit.
  • Plotëson dokumentacionin për regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave mbi volumin e veprimtarisë së transportit dhe mirmbajtjes, cilësinë, sasisë, kohëzgjatjen e lëvizjes dhe dorëzimit, kostot e riparimeve, transportit dhe efikasitetin.
  • Identifikimi I furnitoreve /partnereve qe do organizojne transportet perkatese dhe percjellja e informacionit te sakte tek ata per rezervimin e mjeteve (transportin me det/toke/ajer).
  • Evidenton dhe zgjidh ne kohe  problemet qe mund te dalin gjate procedures standarte te transportit .
  • Mban te informuar palet e interesuara per statusin e mallit ne transport.

Kualifikimet

  • Kandidatë të cilët kanë përvojë pune në kompani transporti, në department logjistike/ shitjeje kane avantazh.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Nëse keni pasionin dhe aftësitë e kërkuara për të qenë pjesë e ekipit tonë si Specialist Logjistike dhe dëshironi të zhvilloni karrierën tuaj në një kompani prestigjioze si Triticum Food, ju inkurajojmë të aplikoni tani! Kjo është një mundësi shkëlqyese për të punuar në një mjedis stimulues dhe për të ndikuar pozitivisht në furnizimin me ushqime të cilësisë së lartë. 

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Te gjithe te interesuarit mund te kontaktojne ne numrin e tel: 069 604 4558 ose mund te dergoni CV-te tuaja ne adresen e email-it: [email protected]


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Triticum Food

Triticum Food