NDIHMËS FINANCIER/E DURRES
- Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik, preferohet Dega Financë;
- Eksperiencë e mëparshme në financë ose kontabilitet;

Kompania Mileniumi i Ri 2 kërkon të punësojë një Ndihmës Financier/e për të mbështetur departamentin e financës në përpunimin e të dhënave financiare dhe rakordimin e veprimeve kontabël.
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në në [email protected] me subjektin:
"Junior Financier/e - Emër, Mbiemër"
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".
Mirë se vini në Mileniumi i Ri! Jemi një kompani dinamike dhe inovative e ndarë në dy sektore të rëndësishëm: botimin dhe paketimin. Në sektorin e botimit, prodhojmë agjenda, libra, kalendarë dhe produkte të tjera të personalizuara. Në sektorin e paketimit, ofrojmë zgjidhje të avancuara dhe të qëndrueshme për paketimin e produkteve të ushqimit, tekstilit, ndërtimit dhe më shumë. Me fokus në cilësi dhe inovacion, ne krijojmë produkte që përmbushin pritjet e klientëve dhe reflektojnë identitetin e tyre. Bashkohuni me ne në Mileniumi I Ri dhe zbuloni mundësitë e pafundme që ofrojmë në këto dy industritë.