
Edhe një herë Kembrixhi është numri një në botën universitare. Por këtë vit, kurora e QS World University Rankings, renditja e universiteteve më të mirë në botë i takon
Massachusetts Institute of Technology (Instituti i Teknologjisë së Masaçusets ose shkurt MIT ), i cili ndodhet në zonë e Bostonit të quajtur Kembrixh dhe jo universiteti anglez
i Kembrixhit, i cili ka zbritur në vendin e dytë. MIT fiton vendin e parë falë impaktit të kërkimit që zhvillon dhe për proporcionin mes profesorëve dhe studentëve.
Universiteti i Harvard-it zbret në vendin e tretë, pasi ka mbajtur vendin e parë çdo vit nga 2004 deri më 2009. 72 shtete janë të pranishëm në top 700, si pasojë e një përshpejtimi të lëvizjes ndërkombëtare. 100 universitetet e para kanë mesatarisht gati 10% më shumë studentë ndërkombëtarë në krahasim me vitin 2011, rritja më e madhe midis një viti dhe një tjetri në 9 vitet e historisë së renditjes. Përgjegjësi i kërkimeve të QS, Ben Sowter konfermon se ''Përshpejtimi pa precedentë në rekrutimin ndërkombëtar reflekton një konkurrencë globale në rritje për talentët e rinj. 120.000 studentë të huaj më shumë janë raportuar nga 500 universitetet e para në renditje. Këtë vit, totali global i kalon 4 milionët''.