Trajnim dhe edukim

Aktiviteti i parë i HRHub Albania

Trajnim dhe edukim Menaxhim Publikime dhe njoftime Këshillimi i karrierës Evente

  HRHub Albania, një nismë e re e duapune.com dhe DM Consulting Services e lindur si nevojë për të adresuar sfidat me të cilat përballet tregu i Burimeve Njerëzore në Shqipëri por edhe më gjerë, organizoi më 5 nëntor 2019, aktivitetin e parë “InnoRecruit  - Diskutojmë së bashku inovacionin në rekrutim”. Në këtë aktivitet, HRHub Albania mblodhi së bashku drejtues të Burimeve Njerëzore, ekspertë, drejtues të kompanive dhe profesionistë të fushës, për të diskutuar mbi inovacionin në rekrutim, për të adresuar problematikat dhe për të bashkëpunuar në lidhje me zgjidhjen e çështjeve të ndryshme. Fjalët hapëse të Z. Romeo Sherko - Zv.Kryetar Bordi, Shoqata e TIK në Shqipëri(AITA); Z. Arben Memo - Kryetar Bordi, ACN (Rrjeti i Konsulentëve Shqiptarë); Znj. Ines Muçostepa - Kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë, sollën në qendër të vëmendjes sfidat me të cilat po përballet biznesi, mungesa e kapitalit të kualifikuar njerëzor për shkak të emigracionit të profesionistëve të mirë, paqëndrueshmëria e tregut të punës, mungesa e komunikimit efektiv me universitetet, cilësia e dobët e internship-ve etj.. Z. Shalsi u shpreh për rëndësinë e përgatitjes së kapitalit njerëzor në shkollë dhe të bashkëpunimit më efikas ndërmjet shkollës dhe biznesit. Ai gjithashtu shprehu sërish gatishmërinë për të ndihmuar dhe diskutuar çdo problematikë të biznesit që lidhet me këtë temë. Më pas Z. Dritan Mezini, Administrator i DM Consulting Services/themelues i duapune.com, mbajti prezantimin “Inovacioni në rekrutim”, në të cilin foli mbi tendencat e reja të tregut global të punës, dixhitalizimi, aftësitë e reja, ndryshimi i profilit të profesionistit, rritja e nivelit të njësive të BNJ nëpër kompani dhe organizata. Ky prezantim i hapi rrugën diskutimeve të paneleve, me të ftuar përfaqësues të industrive kryesore në Shqipëri si: Telekomunikacioni, TIK, Media, Ndërtimi, HOREKA etj., të cilët ndanë me pjesëmarrësit eksperienca, procese inovative, shembuj suksesi dhe risi përsa i përket 3 tematikave kryesore, për të cilat mund të lexoni më shumë në HRHub Albania