Të përgjithshme

Ushqimet të cilat ju bëjnë të lumtur në punë dhe jo vetëm

Të përgjithshme Psikologjia e punës Statistika
A po ndiheni të demotivuar në punë? Puna që bëni nuk ju bën të lumtur? Në fakt kjo mund të mos vijë për shkak të punës. Studime të shumta tregojnë se disa lloje ushqimesh ndikojnë në humorin tuaj, dhe se kombinimi i duhur i tyre, mund t`ju rrisë energjitë dhe t`ju bëjë më të lumtur. Doni të ndiheni përsëri të lumtur dhe të shëndetshëm? Këto janë ushqimet e duhura për ju. Spinaqi Me elementet e veta anti-kanceroze dhe i pasur me fibra, spinaqi jo vetëm që është një ndër ushqimet më të shëndetshme, por edhe ju rrit energjitë. Spinaqi gjithashtu përmban Vitamin A e cila lufton rrudhat, aknet dhe problemet e tjera të lëkurës. Avokado Edhe pse avokadoja nuk është një ndër perimet më të famshme, vlerat e tij ia tejkalojnë shijen. I pasur me karotenoide, konsumimi avokados ju mban larg sëmundjeve të syve dhe ju rrit sistemin imunitar. Çaji jeshil Çaji jeshil ju ngre metabolizmin, për më tepër duke ju ndihmuar të bini në peshë dhe të merrni më pak kalori. Gjithashtu, ndihmon të stabilizoni nivelin e glukozës, gjë e cila ndihmon në parandalimin e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Çokollata e zezë Çokollata gjithmonë është menduar si një ushqim i dëmshëm, por pak i njohin vlerat ushqimore të çokollatës së zezë. Jo vetëm që kontrollojnë sheqerin në gjak, por edhe ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut. Mjalti Është e këshillueshme që të zëvendësoni sheqerin me mjaltin, sepse parandalon sëmundjet bakteriale dhe ato që vijnë prej kërpudhave. Përdorimi i mjaltit minimizon kollën dhe sëmundjet e tjera të fytit, dhe duke qënë se është i pasur me antioksidantë, ndihmon në parandalimin e sëmundjevë të gjakut dhe atyre kaneroze.