Postuar më: May 10, 2013
Të kesh një punë pas mbarimit të universitetit është një shqetësim kryesor për shumë studentë të diplomuar, gjithsesi nëse po studioni për degën e duhur,diploma juaj do të ketë ndikim në tregun e punës.
Është e rëndësishme që ju të zgjidhni degën tuaj me kujdes dhe të vlerësoni se çfarë është më shumë e rëndësishme për ju në jetë. Lekët? Pozicioni i punës? Zhvillimi i karierës? Vendodhja? Kompania për të cilën doni të punoni? Pasi keni vendosur se çfarë është e rëndësishme për ju, duhet të ndiqni këtë mënyrë që të arrini synimet tuaja të karrierës.
Nëse arsyeja juaj kryesore është që të fitoni para, është e rëndësishme që dega që ndiqni të jetë e kërkuar në tregun e punës dhe paga mesatare në pozicionin e punës që kërkoni të jetë e mirë.
Këtu është një listë e universiteteve të cilat ju sigurojnë një pagë të lartë pas diplomimit:
1. Inxhineri (kimike ,mekanike)
2. Shkenca kompjuterike
3. Matematikë
4. Menaxhim i sistemeve informatike
5. Financë
6. Mjeksi
7. Inxhinieri aeronautike
8. Drejtësi
9. Arkitekturë
10. IT
Kjo listë duket e gjatë por nuk është e garantuar që duke u diplomuar në një nga këto degë ju automatikisht do të gjeni një punë të paguar mirë. Gjithsesi kjo listë shërben si një guidë e rëndësishme që iu ndihmon ju të orientoni karrierën tuaj në drejtimin e duhur.