Psikologjia e punës

Frika më e madhe e të punësuarve

Psikologjia e punës Statistika Lojëra argëtuese dhe humor
Një punë me siguri mund të gjenerojë shumë gëzim, por në disa aspekte të jetës aktive, puna është gjithsesi një burim ankthi. Faqja e njohur e internetit amerikane "CareerBuilder " ka realizuar një anketë për të njohur fobitë më të mëdha të punonjësve. Rezultati tregon se shumica e shqetësimeve të punës janë të lidhura me ngjarje të rëndësishme, të tilla si një prezantim apo një mbledhje vendimtare. Megjithatë, frika më e madhe e punonjësve është ajo kur shefi i inatosur fillon të ulëras! Të mos arrish të zgjohesh në kohë për punë kalon në rend të dytë. Si më poshtë janë shtatë fobitë e punonjësve:
1. Shefi që bërtet 26%
2. Të mos zgjohesh në kohë për punë 23%
3. Të japësh një prezantim 18%
4. Të klikosh gabimisht në email "Reply to all" 15%
5. Mbledhje me menaxhimin 11%
6. Mbledhje në përgjithësi 11%
7. Të kapesh"mat" kur je duke pare faqe jo të përshtashme (psh porno) 9%