Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Jurist

Tirane, Shqipëri 02-11-2026 edhe 6 ditë

Tirane

CREDINS BANK SH.A
kërkon të punësojë:

JURIST

  • Diplome e arsimit te larte ne shkencat Juridike.
  • Diplome e nivelit master.
  • Trajnime ne fusha te ndryshme te jurisprudences.
  • Njohje shume e mire e legjislacionit ne fuqi.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
122223
Kategoria e Punës / Profesioni:
Jurist
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
1 vit
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
02-11-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Credins Bank kërkon të punësojë: Jurist

Juristi ka per detyre dhenien e ndihmes ligjore departamenteve dhe njesive te tjera organizative te bankes me qellim mbrojtjen ligjore te interesave te Bankes Credins, veçanerisht nepermjet dhenies se opinionecve ligjore, keshillimeve ligjore si dhe perfaqesimit ne organet gjyqesore dhe organet e tjera te administrates publike.


Detyrat

  • Mban marredhenie me deget e Bankes Credins per te dhene opinion ligjor ne lidhje me prokurat e perfaqesimit, deshmite e trashegimise ligjore/ testamentare, kontrata e shitjes/ huase/ sipermarrjes;
  • Hartimi i raporteve ligjore per dosjet e llogarive per personat juridike, SH.P.K, SH.A., Shoqata, Organizata Jo-fitimprurese, Parti Politike, Sindikata etj.;
  • Dhenia e ndihmes ligjore per njesite organizative te Bankes me qellim mbrojtjen ligjore te interesave te Bankes Credins per raste te ndryshme;
  • Ndjekje te ceshtjeve gjyqesore, perfaqesimin e bankes ne gjykate dhe keshillim ligjor ne lidhje me keto ceshtje;
  • Mban marredhenie me zyrat e permbarimit ne te cilen dergohen Urdhrat e Ekzekutimit per debitoret e Bankes, kontrolli i kontratave te sherbimit lidhur ndermjet bankes, ne cilesine kreditorit, dhe zyres se permbarimit, si dhe verifikimi i te gjitha faturave per secilin debitor me kontraten perkatese(kur kjo detyre i caktohet nga Dr. i Departamentit);
  • Harton dhe/ose rishikon kontrata te ndryshme, si psh kontrata qiraje, sherbimi, furnizimi, dhurimi, etj.;
  • Trajtimi dhe kthimi i pergjigjeve per shkresat e ardhura ne Departamentin Juridik;
  • Monitorimi i botimeve ne fletoren zyrtare te Republikes se Shqiperise.
  • Kryen detyra te tjera sipas udhezimeve te Pergjegjesit te Sektorit te Marredhenieve Juridike dhe Dr./ Zv. Drejtorit te Departamentit Juridik.
  • Kryerja e trajnimeve te ndryshme ne pune dhe trajnimeve te jashtme.

Kualifikimet

  • Diplome e arsimit te larte ne shkencat Juridike.
  • Diplome e nivelit master.
  • Trajnime ne fusha te ndryshme te jurisprudences.
  • Njohje shume e mire e legjislacionit ne fuqi.
  • Njohje shume e mire e gjuhes angleze.
  • Aftesi shume te mira komunikuese dhe kuantitative.
  • Aftesi shume te mira analitike.
  • Aftesi shume te mira pershtatjeje, per te punuar ne grup.
  • Aftesi te mira per te punuar ne menyre te pavarur duke permbushur deadline.
  • Eksperience pune e meparshme ne sektorin bankar mbi 4 vite.
  • Disponibilitet per te punuar jashte orarit te punes per te permbushur afatet, dhe per te punuar jashte zyre.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Çfare ofrojme ne:

  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese, Pagë të 13-të / 14-të.
  • Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje. etj.
  • Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:

Link: [email protected]

Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë

pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.

Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës 02.11.2026

*Shënim – Politika e Privatesise

Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr124/2024"Për mbrojtjen, e të dhënave personale” dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014" Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë", Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.

Aplikantët gëzojnë të gjitha të drejtat që parashikon ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Për më tepër informacion referojuni politikës së privatesise në web-in e bankes credins https://bankacredins.com.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.bankacredins.com


Credins Bank Sh.A

Banka Credins është një nga Bankat me performancën më të lartë në Shqipëri, e njohur edhe si një nga bizneset më të mira në vend. Pozicioni i tyre në treg pasqyron në mënyrë të drejtpërdrejtë qëndrimin dhe shërbimin që u ofrojnë klientëve. “Ne flasim gjuhën tuaj” nuk është thjesht një slogan marketingu, është në të vërtetë qëndrimi i tyre ndaj nevojave të klientëve.

Përqasja novatore dhe bashkëkohore për ofrimin e shërbimeve është ajo çka i dallon nga të tjerët. Bashkëpunimi i brendshëm, aftësitë profesionale dhe integriteti moral janë në thelb të kulturës së tyre. Ata punojnë fort dhe në mënyrë të palodhur për klientët e tyre, me qëllim për të ndërthurur risitë pa cenuar efikasitetin.

Punonjësit e tyre janë avantazhi kryesor konkurrues dhe në mënyrë që ata të përmbushim misionin e tyre, objektivi i brendshëm është krijimi i ekipeve të qëndrueshme të punës të përbëra nga individë tepër të talentuar.

Ata janë për t’u ofruar shërbimin më të mirë klientëve të tyre dhe për t’u siguruar partnerëve dhe aksionerëve, vijimësi dhe rritje të biznesit në përputhje me pritshmëritë dhe besimin e tyre.

Procesi i rekrutimit në Bankën Credins është një proces tepër i rëndësishëm, pasi njerëzit që punësojnë do të jenë çelësi për përmbushjen e misionit të tyre. Krahas njohurive dhe aftësive profesionale, të cilat janë të nevojshme për përmbushjen e secilit rol, ata janë në kërkim të cilësive të tjera për t’u ofruar klientëve një shërbim të shkëlqyer, për të përmbushur detyrimet e parashikuara në statutin e kompanisë dhe për të ruajtur avantazhin konkurrues që i karakterizon.


INFORMACIONE KONTAKTI