Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Arkitekt Projektimi Senior

Tirane, Shqipëri 20-11-2026 edhe 27 ditë

Tirane

BALFIN DEVELOPMENT
kërkon të punësojë:

ARKITEKT PROJEKTIMI SENIOR

  • Të paktën 5 vjet përvojë në projektimin arkitektonik, përfshirë hartimin e projekteve të zbatimit dhe mbështetjen teknike gjatë realizimit të punimeve në kantier;

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
122170
Kategoria e Punës / Profesioni:
Arkitekt
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
1 vit
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
20-11-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Arkitekt Projektimi Senior

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Pozicioni kontribuon në zbatimin e projekteve, duke i analizuar dhe përshtatur me kushtet e kantierit, si dhe duke propozuar zgjidhje për situata të paparashikuara dhe përmirësime gjatë realizimit të punimeve.

Kontribuon në hartimin, plotësimin dhe përditësimin e standardeve dhe detajeve teknike të kompanisë, duke siguruar njëtrajtshmërinë dhe zbatueshmërinë e tyre në projekte të ndryshme. Identifikon mundësi për përmirësimin e zgjidhjeve teknike dhe propozon vazhdimisht praktika që rrisin efikasitetin e punës së ekipit teknik, lehtësojnë procesin e projektimit dhe përmirësojnë bashkëpunimin me projektuesit dhe partnerët e jashtëm të Grupit Balfin.


Detyrat

Mbështetje arkitektonike gjatë zbatimit të projekteve

  • Analizon problematikat arkitektonike dhe propozon zgjidhje teknike në përputhje me projektin e miratuar dhe kushtet faktike në kantier;
  • Përgatit propozime për përshtatjen dhe optimizimin e zgjidhjeve arkitektonike në rastet e problematikave të paparashikuara gjatë zbatimit, duke respektuar projektin e miratuar dhe procedurat përkatëse të shqyrtimit dhe miratimit të ndryshimeve;
  • Harton dhe përditëson detajet, vizatimet dhe dokumentacionin arkitektonik të nevojshëm për zgjidhjen e problematikave të evidentuara;
  • Bashkëpunon me ekipet e projektit, stafin teknik në kantier dhe projektuesit përkatës për koordinimin dhe integrimin e zgjidhjeve të propozuara;
  • Identifikon mundësi për optimizimin e zgjidhjeve arkitektonike, duke konsideruar funksionalitetin, realizueshmërinë teknike dhe përputhshmërinë me standardet e kompanisë;

Hartimi i albumeve arkitektonike për shitje

  • Përgatit dhe kontrollon materialet grafike dhe informacionin arkitektonik të përfshirë në albumet e shitjes, duke siguruar saktësinë dhe përputhshmërinë e tyre me dokumentacionin teknik të miratuar;
  • Përditëson albumet në rast të ndryshimeve të miratuara në projekt, duke siguruar përputhshmërinë e tyre me dokumentacionin teknik përkatës;
  • Bashkëpunon me ekipet e projektit dhe departamentet përkatëse për sigurimin e informacionit dhe dokumentacionit të nevojshëm për përgatitjen e materialeve të shitjes;

Hartimi i projekteve arkitektonike për kompanitë e grupit

  • Përgatit projekte arkitektonike për ndërhyrje të vogla, përshtatje funksionale dhe nevoja specifike të kompanive të grupit;
  • Harton vizatimet, detajet dhe dokumentacionin teknik të nevojshëm për realizimin e zgjidhjeve të propozuara;
  • Vlerëson kushtet ekzistuese dhe kërkesat e përdoruesve për të propozuar zgjidhje funksionale, estetike dhe teknikisht të realizueshme;
  • Koordinon zgjidhjet arkitektonike me disiplinat e tjera teknike, sipas natyrës dhe kompleksitetit të projektit;
  • Siguron që projektet e hartuara të jenë në përputhje me standardet teknike dhe kërkesat e kompanisë;

Hartimi, zhvillimi dhe përditësimi i standardeve dhe detajeve teknike

  • Kontribuon në plotësimin e standardeve arkitektonike dhe detajeve teknike të përdorura nga kompania në projektet e zhvillimit;
  • Rishikon dhe përditëson periodikisht detajet dhe standardet ekzistuese, duke reflektuar problematikat e hasura gjatë projektimit dhe zbatimit, si dhe zgjidhjet e provuara në praktikë;
  • Përgatit dhe mirëmban dokumentacionin grafik dhe teknik të standardeve, duke siguruar qartësinë, konsistencën dhe përdorshmërinë e tyre nga ekipet e brendshme dhe projektuesit bashkëpunëtorë;

Përmirësimi i proceseve dhe bashkëpunimi teknik

  • Shkëmben njohuri dhe eksperienca teknike me ekipit e njësise ku bën pjesë, duke kontribuar në përhapjen e praktikave të mira dhe në përmirësimin e cilësisë së zgjidhjeve arkitektonike;
  • Bashkëpunon me njësitë dhe departamentet përkatëse për të siguruar koherencën ndërmjet standardeve të kompanisë, dokumentacionit të projektimit dhe kërkesave të zbatimit;

Kualifikimet

Edukimi: Diplomë Master në Arkitekturë

Kualifikime të tjera:

  • Të paktën 5 vjet përvojë në projektimin arkitektonik, përfshirë hartimin e projekteve të zbatimit dhe mbështetjen teknike gjatë realizimit të punimeve në kantier;
  • Njohuri shumë të mira mbi detajet teknike të zbatimit, materialet e ndërtimit dhe zgjidhjet e rifiniturave;
  • Aftësi analitike dhe vlerësuese për detajet arkitektonike, me fokus te funksionaliteti, estetika dhe realizueshmëria teknike;
  • Aftësi krijuese për zhvillimin dhe optimizimin e zgjidhjeve dhe detajeve arkitektonike;
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit dhe kërkesave teknike përkatëse në fushën e projektimit dhe ndërtimit;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi për të prezantuar qartë idetë, propozimet dhe zgjidhjet teknike;
  • Aftësi për planifikimin dhe koordinimin e detyrave, projekteve dhe bashkëpunimit me ekipet e brendshme dhe partnerët e jashtëm;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën avantazh;
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e AutoCAD dhe Revit, si dhe në programet e Microsoft Office dhe Adobe Photoshop. Njohja e programeve të modelimit dhe vizualizimit 3D, si SketchUp ose 3ds Max, përbën avantazh.

Shënime


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun:

https://balfindevelopment.zohorecruit.com/jobs/Careers/705972000004600211/Arkitekt-Projektimi-Senior?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 06/11/2026

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim në faqen e kompanisë
  • Klikoni Aplikoni .
  • Do të ridrejtoheni në faqen zyrtare të kompanisë për të përfunduar aplikimin.
  • Ndiqni udhëzimet e kompanisë për të dërguar aplikimin.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.balfindevelopment.al


Balfin DEVELOPMENT

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.


INFORMACIONE KONTAKTI