ASISTENTE
- Diplomë universitare (e preferueshme).
- Minimumi 2 vite përvojë në një pozicion të ngjashëm.
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook).
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Kompania: Mabetex Group
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
Pozicioni: Asistente
Përshkrimi i pozicionit
Mabetex Group kërkon një Asistente të organizuar, të përgjegjshme dhe me aftësi të mira komunikimi, e cila do të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë administrative dhe organizative për Administratorin e Kompanisë. Kandidatja do të jetë përgjegjëse për koordinimin e aktiviteteve të përditshme të Administratorit, menaxhimin e agjendës dhe komunikimeve, administrimin e dokumentacionit dhe ndjekjen e detyrave administrative, duke garantuar profesionalizëm, efikasitet dhe konfidencialitet.
Te interesuarit te dergojne. CV ne [email protected] ose kontaktojne ne nr e tel: +355698027832.
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneMabetex Group është një kompani globale që brenda pak vitesh është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në botë, me degë në 18 shtete. Kompania ka selinë në Lugano, Zvicër, dhe punëson rreth 14.000 persona.
Kompania është e specializuar në shumicën e fushave të planifikimit civil dhe industrial.
Mabetex është e specializuar në shumicën e fushave të planifikimit prestigjioz civil dhe industrial dhe ka një portofol të gjerë të punimeve të realizuara në mbarë botën, duke përfshirë restaurimin e ndërtesave historike, ndërtesave administrative dhe publike, planifikimin urban, spitaleve, hoteleve, arenave sportive, qendrave tregtare, ndërtesave rezidenciale, teatrove dhe auditorëve, aeroporteve dhe interierëve.
Qëllimi kryesor i kompanisë është cilësia dhe kënaqësia e klientit, gjë që ka qenë çelësi i suksesit të saj.