DREJTOR PRODHIMI
- Diplomë në Inxhinieri Mekanike, Industriale, ose profil i ngjashëm.
- Minimumi 5 vite eksperiencë në industri prodhimi dhe përpunimi.
- Eksperiencë në drejtimin dhe koordinimin e grupeve të punës.
- Njohuri të gjuhës angleze dhe italiane.
EVEREST shpk – Fabrika e prodhimit të profileve të aluminit dhe të fasadave të ndërtesave, njofton hapjen e vendit të lirë të punës për pozicionin Drejtor Prodhimi për të mbeshtetur ekipin tonë në një mjedis tepër dinamik prodhimi.
Pozicioni ka për detyrë të organizoj, drejtoj dhe kontrolloj procesin e prodhimit, duke siguruar përputhje me standardet e cilësisë, efikasitetin, respektim të afateve dhe standardeve të sigurisë.
Pozicioni duhet të garantoj planifikim optimal të burimeve njerëzore, menaxhim të stafit dhe mirëmbajtje të pajisjeve për një proces të pandërprerë prodhimi.
Detyrat & Përgjegjësitë Kryesore:
Planifikimi & Organizimi
Mbikëqyrja e Procesit të Prodhimit
Menaxhimi i Stafit
Cilësia & Siguria
Përfitimet:
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, nenet 12 - 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim.
Të interesuarit të dërgojnë CV të përditësuar në e-mail [email protected] ose të paraqiten pranë kompanisë në adresën Bulevardi Blu, Rruga Ankara, Kamëz.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori pune
Kompania Everest e ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1997 në fushën e ndërtimit. Gjatë viteve ajo është shndërruar nga një ndërmarrje e vogël rikonstruksioni në një sipërmarrje të guximshme ndërtimore me shumë projekte të realizuara me sukses në mbarë vendin. Në fillim të vitit 2005 Everest hapi fabrikën e prodhimit të profileve të aluminit, të vendosur në dalje Kamzës, buzë rrugës nacionale. Sot, në mjediset e saj të prodhimit janë të instaluara dy presa të mëdha 1400 dhe 1800 ton dhe me një kapacitet vjetor prodhimit prej 9600 ton. Gjithashtu në mjediset e fabrikës gjenden dy furra lyerje të fjalës së fundit të teknologjisë. Njëra prej tyre me kapacitet vjetor prej 3600 ton dhe tjetra një furrë lyerje tërësisht automatike, prodhim i vitit 2010 me një kapacitet vjetor prej 7200 ton.
Gjatë vitit të fundit kompania ka realizuar instalimin e një furrë lyerje imitacion druri, edhe kjo tërësisht automatike, prodhim i vitit 2009, me një kapacitet prodhimi prej 2200 ton në vit.
Everest, veç veprimtarisë të saj në ndërtimet civile dhe industriale, prodhimit të profileve cilësore të aluminit, tregtimit të markave më të njohura të aksesorëve të aluminit është edhe një lojtar gjithnjë dhe më i rëndësishëm në prodhimin e fasadave strukturale dhe gjysëm strukturale.