Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Arkitekt ne Mbikeqyrje

Tirane, Shqipëri 27-10-2026 edhe 11 ditë

Tirane

BALFIN DEVELOPMENT
kërkon të punësojë:

ARKITEKT NE MBIKEQYRJE

  • Eksperiencë 15 vjeçare ne zbatim punimesh;
  • Eksperiencë në mbikëqyrje punimesh përbën avantazh;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121871
Kategoria e Punës / Profesioni:
Arkitekt
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
10+ vite eksperiencë
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
27-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023

Pozicioni: Mbikëqyrës Punimesh ​- Arkitekt

Vendndodhja: Palasë

Përmbledhja e Pozicionit: Mbikëqyrja e punimeve bëhet për çdo projekt dhe ka për qëllim kontrollin e mbarëvajtjes të të gjithë procesit të zbatimit të punimeve, në përputhje me kontraten e bashkeinvestimit, projektin, kushtet teknike të projektimit, të zbatimit, si dhe destinacionin e objektit. Mbikëqyrësi, përveç shërbimeve të kontrollit për zbatimin e punimeve, ndjek edhe grafikun e punimeve. Kontrollon periodikisht dhe në fazat më kryesore, referuar kontrates se bashkë investimit.


Detyrat

  • Ndjek procesin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit te zhvilluesi;
  • Njeh në detaje kontratën e sipërmarrjes dhe të gjitha aktet administrative që lidhen me të, si dhe çdo ndryshim të mundshëm që kjo kontratë mund të pësojë me kalimin e kohës;
  • Sigurohet që punimet të realizohen në përputhje me projektin e miratuar në Lejen e Ndërtimit dhe me afatet e përcaktuara në kontratë;
  • Verifikon që materialet e përdorura në objekt të jenë në përputhje me projektin e miratuar;
  • Kërkon kryerjen e provave të materialeve ndërtimore të përdorura në objekt, në rast se këto nuk janë realizuar në masën e nevojshme, sipas vëllimeve të kryera dhe materialit të furnizuar, me qëllim verifikimin e cilësisë;
  • Nëse konstaton të meta në zbatim, njofton menjëherë Menaxherin e Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike dhe përgatit një raport mbi devijimet nga projekti i miratuar;
  • Kontrollon zbatimin e grafikut të detajuar të punimeve ndërtimore dhe i raporton Menaxherit të Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike mbi realizimin e tij;
  • Asiston në zhvillimin dhe vlerësimin e projektit për të përcaktuar nëse ai është i realizueshëm dhe nëse vlen të ndërmerret;
  • Siguron konsulencë teknike për aspekte të caktuara të menaxhimit të projektit që i tejkalojnë njohuritë e Menaxherit të Projektit.
  • Raporton në mënyrë periodike te Menaxheri i Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike.

Kualifikimet

Edukimi: Diplomë Master -Dega Arkitekturë

Kualifikime të tjera:

  • Eksperiencë 15 vjeçare ne zbatim punimesh;
  • Eksperiencë në mbikëqyrje punimesh përbën avantazh;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi kritike mbi detajet e projektimit e shprehur në anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën në projektet përkatëse;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese për të punuar në skuadër;
  • Aftësi menaxhuese, koordinuese, organizuese;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit për punimet e ndërtimit;
  • Njohje te programeve kompjuterike, paketa Office, AutoCad, Microsoft Project, njohja e programit Revit përbën përparësi.

Shënime


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecruit.com/jobs/Careers/705972000004560040/Mbik%C3%ABqyr%C3%ABs-punimesh---Arkitekt?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 27/10/2026

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim në faqen e kompanisë
  • Klikoni Aplikoni .
  • Do të ridrejtoheni në faqen zyrtare të kompanisë për të përfunduar aplikimin.
  • Ndiqni udhëzimet e kompanisë për të dërguar aplikimin.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.balfindevelopment.al


Balfin DEVELOPMENT

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.


INFORMACIONE KONTAKTI