Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Inxhinier Mekanik Durres

Durres, Shqipëri 11-11-2026 edhe 27 ditë

Durres

IXHEM PARAFABRIKAT
kërkon të punësojë:

INXHINIER MEKANIK DURRES

  • Preferohet të ketë përfunduar arsimin e lartë Bachelor dhe/ose Master në një nga degët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike;
  • Njohuri shumë të mira të paketës bazë MS Office;
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe zgjidhjeje problemesh;

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121834
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Mekanik
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
5 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
11-11-2026
Vendodhja:
Durres, Shqipëri

Përshkrimi

I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate në beton të armuar dhe prodhon një gamë të gjerë produktesh, komponentësh dhe sistemesh konstruktive, të afta për të përmbushur çdo kërkesë për ndërtesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukturë, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kompania kërkon të punësojë: Inxhinier Mekanik.


Detyrat

  • Planifikon dhe ndjek mirëmbajtjen parandaluese dhe shërbimet periodike të makinerivë/linjave të prodhimit, në bashkëpunim me grupin e mirëmbajtjes.
  • Identifikon defektet, organizon riparimet dhe mbikëqyr rikthimin e pajisjeve në funksion.
  • Harton dhe administron databazën teknike të makinerive dhe pajisjeve të fabrikës.
  • Përcakton specifikimet teknike dhe ndjek kërkesat për blerjen e pjesëve të këmbimit dhe materialeve.
  • Propozon trajnime, certifikime dhe specializime teknike për personelin përkatës.
  • Raporton periodikisht te Drejtori i Prodhimit mbi gjendjen teknike të pajisjeve dhe problematikat e evidentuara.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike;
  • Njohuri mbi makineritë industriale, sistemet mekanike dhe proceset e mirëmbajtjes industriale.
  • Aftësi për diagnostikimin e defekteve, analizimin e problematikave teknike dhe organizimin e ndërhyrjeve të mirëmbajtjes
  • Njohuri shumë të mira të paketës bazë MS Office;
  • Të pajisur me patentë drejtimi, klasi B;
  • Kandidatët rezidentë në Durrës përbëjnë përparësi.

 

 


Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Personat e interesuar që plotësojnë kërkesat e mësipërme janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit 069 40 87 215 ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit: [email protected].

Adresa: Vrrine, Sektor Rinia Durrës.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


IXHEM Parafabrikat

E krijuar në vitin 2008 si rezultat i eksperiencës shumë vjeçare të themeluesve të saj me kompanitë më në zë të prodhimit parafabrikat në Itali, I.XH.E.M Parafabrikat realizon konstruksione parafabrikate ne beton te armuar duke shfrytezuar plotesisht performacen e betonit me ane te teknologjise se paranderjes.

I.XH.E.M prodhon nje game te gjere produktesh, komponentesh dhe sistemesh konstruktive te afte per te permbushur cdo kerkese per ndertesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukture, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.