PUNONJËS TRANSPORTUES - VLORE
- Arsim i mesëm
- Eksperienca në transport/shpërndarje është avantazh
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi
- Njohje e mirë e zonës
- Leje drejtimi (kategoria B)
Inter Trade & Distribution shpk, kerkon te punesoje:
Punonjës Transportues (Shofer shpërndarjeje) - Për zonën e Vlorës
Shoferi është punonjësi i cili kryen shpërndarjen e porosive në pikat e shitjes, siguron dorëzimin në kohë dhe kujdeset për dokumentacionin shoqërues.
Rreth nesh:
Inter Trade & Distribution është një kompani lider në tregun shqiptar të FMCG, e themeluar në vitin 1992 me seli në Tiranë. Prej mbi 30 vitesh, kompania përfaqëson dhe zhvillon marka të njohura ndërkombëtare përmes ekspertizës në shitje, marketing dhe shpërndarje. Me një rrjet shpërndarjeje kapilar, siguron prani të qëndrueshme në të gjithë Shqipërinë dhe në çdo kanal shitjeje. Portofoli i gjerë dhe partneritetet afatgjata me marka globale reflektojnë besueshmëri, profesionalizëm dhe performancë të lartë. Suksesi i kompanisë mbështetet në staf të kualifikuar, infrastrukturë moderne dhe vizion të qartë drejt rritjes dhe inovacionit.
Benefite:
Shënime:
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-te dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: [email protected]
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutes së Republikes së Shqiperisë, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneInter Trade &Distribution është një kompani lider në tregun shqiptar të FMCG, që prej vitit 1992, me seli në Tiranë. Prej më shumë se 30 vitesh, kompania sjell te konsumatorët shqiptarë marka të njohura ndërkombëtare, duke ndërtuar një pozicion të fortë dhe të qëndrueshëm në treg.
E specializuar në shitje,marketing,shperndarje, Inter Trade & Distribution menaxhon një portofol të gjerë produktesh ushqimore dhe jo-ushqimore, duke garantuar prani të vazhdueshme dhe performancë të lartë të markave që përfaqëson. Përmes një rrjeti shpërndarjeje kapilar, kompania arrin drejtpërdrejt konsumatorin final në të gjithë Shqipërinë, në çdo kanal shitjeje.
Portofoli përfshin disa nga markat më të fuqishme globale, si Ferrero (Kinder, Nutella, Raffaello, Tic Tac), Haribo, Casalini (Midi, Lazzaroni), Panda, Sarantis Group (Bioten, BU, STR8, Carroten, Fino), Saponia (Bioaktiv, Ornel, Likvi), Wilkinson dhe Toshiba. Këto partneritete afatgjata reflektojnë besimin dhe ekspertizën e kompanisë në zhvillimin e markave në tregun lokal.
Vlerat e Inter Trade & Distribution ndërtohet mbi produkte cilësore, çmime konkurruese, shërbim profesional dhe besueshmëri të qëndrueshme.
Suksesi i kompanisë mbështetet në stafin e kualifikuar,infrastrukturen moderne te shperndarjes ,kapacitetet financiare dhe partneritetet strategjike me marka lider. Me një vizion të qartë drejt rritjes dhe inovacionit, Inter Trade & Distribution vazhdon të jetë një referencë kryesore në sektorin FMCG në Shqipëri.