Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Shef Kontabiliteti

Tirane, Shqipëri 12-10-2026 edhe 12 ditë

Tirane

BALFIN DEVELOPMENT
kërkon të punësojë:

SHEF KONTABILITETI

  • Diplomë Bachelor në Kontabilitet, Financa ose fusha të ngjashme; CPA, ACCA ose certifikime të barasvlershme.
  • Minimumi 7 vite përvojë në kontabilitet.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121217
Kategoria e Punës / Profesioni:
Kontabël
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
7 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
12-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Shef Kontabiliteti

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Shefi i Kontabilitetit mbikëqyr të gjitha operacionet kontabël të kompanisë. Ai siguron integritetin financiar, përputhshmërinë me rregulloret dhe raportim eficient. Roli përfshin menaxhimin e transaksioneve financiare, koordinimin me auditorët dhe kontribut aktiv në strategjinë e kontabilitetit.


Detyrat

  • Siguron regjistrime të sakta dhe të përditësuara të të gjitha transaksioneve financiare dhe mirembajtjen e dokumentacionit dhe korrespondencave fiskale,
  • Kontrollon regjistrimet kontabel, llogarite e pagueshme, të arkëtueshme, listëspagesen dhe taksat për të siguruar saktësinë dhe plotësinë e librit te madh,
  • Koordinon me ekipin e financës për përfundimin e proceseve kontabël dhe fiskale brenda afateve të paracaktuara,
  • Siguron përpilim të saktë dhe në kohë të deklaratave tatimore (Tatim Fitimi, TVSH, etj.) dhe ruan dokumentacionin e duhur për argumentimin e situatës fiskale ndaj auditorëve.
  • Raporton periodikisht te drejtuesi i departamentit mbi situatën progresive tatimore, si: librat tatimorë, TVSH, tatimi në burim, tatimi mbi të ardhurat e korporates, etj;
  • Përgjegjës për përgatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me SNRF, legjislacionin tatimor dhe politikën kontabël të grupit,
  • Përgjegjës për përgatitjen e paketave të raportimit financiar dhe të biznesit për menaxhimin, aksionerët, institucionet kredituese dhe organet tatimore në formatin dhe frekuencën e kërkuar,
  • Krijon një linjë të mirë komunikimi me përfaqësuesit tatimor dhe është personi përgjegjës për mbarëvajtjen e këtyre marrëdhenieve,
  • Koordinon me auditorët e brendshëm, të jashtëm ose tatimorë për kryerjen e proceseve të auditimit periodik,
  • Përditësohet rregullisht me ndryshimet e legjislacionit tatimor që afektojnë operacionet e biznesit dhe informon ekipin e financës dhe menaxherët e kompanisë për ndryshimet,
  • Zhvillimi dhe zbatimi i proceseve efektive të dokumentacionit tatimor për të siguruar pajtueshmërinë dhe transparencën.
  • Zhvillon dhe zbaton politikat dhe procedurat kontabël për të përmirësuar saktësinë, cilësinë arritjen e afateve kohore.
  • Ofron planifikim strategjik tatimor për optimizimin e detyrimeve tatimore,
  • Analizon transaksionet e kompanisë me pasuritë e paluajtshme dhe këshillon mbi implikimet tatimore,
  • Mikëqyrë dhe udhëzon ekipin e kontabilitetit për çështjet tatimore dhe pajtueshëmrisë fiskale,
  • Mbështet menaxherin e financës në iniciativat e digjitalizimit të proceseve financiare (ERP, Bi, etj.),
  • Asiston menaxherin e financës në përgatitjen e projeksioneve financiare dhe përditësimin e tyre, hartimin e buxheteve duke ofruar ekspertize fiskale në proces,
  • Trajnon rregullisht stafin e kontabilitetit për çështjet që lidhen me taksat dhe kërkesat e pajtueshmërisë me legjislacionin tatimor ne fuqi;

Kualifikimet

Edukimi: Diplomë Bachelor në Kontabilitet, Financa ose fusha të ngjashme; CPA, ACCA ose certifikime të barasvlershme.

Kualifikime të tjera:

  • Minimumi 7 vite përvojë në kontabilitet, idealisht të paktën 3 vite në një rol drejtues ose menaxherial në sektorin e pasurive të paluajtshme ose investimeve.
  • Njohuri të thella mbi IFRS, legjislacionin tatimor dhe praktikat e kontabilitetit të investimeve në pasuri të paluajtshme.
  • Aftësi të thelluara analitike dhe aftësi për të interpretuar dhe paraqitur të dhëna financiare komplekse në mënyrë të qartë.
  • Njohuri të avancuara në softëare kontabël (p.sh., Financa 5) dhe aftësi të shkëlqyera në Excel.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe lidershipi,
  • Njohuri të gjuhës angleze.
  • Orientim ndaj detajeve dhe i organizuar me përkushtim ndaj saktësisë.
  • Te menduarit ne menyre stategjike, i aftë për të identifikuar dhe adresuar rreziqet dhe mundësitë financiare.
  • Zgjidhës proaktiv i problemeve me qasje të orientuar drejt rezultateve.
  • Aftësi për të punuar në kushte presioni dhe për të menaxhuar prioritetet konkurruese.

Shënime


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecruit.com/jobs/Careers/705972000004513001/Chief-Accountant?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 12/10/2026

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim në faqen e kompanisë
  • Klikoni Aplikoni .
  • Do të ridrejtoheni në faqen zyrtare të kompanisë për të përfunduar aplikimin.
  • Ndiqni udhëzimet e kompanisë për të dërguar aplikimin.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.balfindevelopment.al


Balfin DEVELOPMENT

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.


INFORMACIONE KONTAKTI