SHOFER/ EKZEKUTUES POROSISH
- Të ketë leje drejtimit Klasi B.
- Të ketë eksperiencë si drejtues mjeti në tregun e produkteve ushqimore.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
Themeluar në vitin 2019, DIMAL INC është gjithçka për pasionin dhe shijen. Udhëtimi ynë filloi me përkushtimin për përpunimin e mishit dhe nënprodukteve të tij, duke kombinuar autenticitetin me teknologjinë më të avancuar.
Portofoli ynë përfshin një gamë të larmishme produktesh që përmbushin nevojat e çdo konsumatori dhe sektori. Ne ofrojmë një përzgjedhje të gjerë që përfshin: crudo, llukanik, proshuta, wurstels dhe sallameri. Kemi krijuar zgjedhje të veçanta për sektorin HORECA, duke u siguruar që çdo hotel, restorant dhe strukturë tjetër e shërbimit të ketë akses në produktet më të mira të mishit, të përgatitura me kujdes dhe përkushtim për t’u përshtatur me kërkesat dhe preferencat e ndryshme të tregut.
Tek DIMAL INC, ne vlerësojmë talentin dhe besojmë se është kyç për suksesin tonë. Ftojmë të gjithë ata që kanë pasion inovacionin dhe cilësinë të bashkohen me ekipin tonë dhe të ndihmojnë në misionin tonë për të sjellë më të mirat në tryezat e shqiptarëve.
Kompania kërkon: Shofer/ Ekzekutues Porosish.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me email në adresën: [email protected] ose kontaktoni ne numrin e telefonit: +355688030934.
Dimal INC® promovon shanset e barabarta!
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneThemeluar në 2019, DIMAL INC është një kompani inovative e specializuar në përpunimin e mishit dhe nënprodukteve të tij. Çdo fillim ka një histori, në këtë rast janë puna dhe pasioni i vëllezërve Goxha për cilësinë dhe shijen e cila është kthyer në moton e kompanisë “Pasion dhe shije”.
Filozofia e DIMAL INC qëndron në përkushtimin ndaj cilësisë, autenticitetit dhe teknologjisë së avancuar. Ekipi ynë, i përbërë nga teknologë, konsulentë, menaxherë prodhimi, etj., është i dedikuar për të ofruar produkte cilësore sipas standardeve europiane. Me ndihmën e teknologjive më
moderne dhe metodave inovative, ne garantojmë më të mirën për konsumatorët tanë. DIMAL INC është futur bindshëm në treg me një gamë të
gjerë produktesh ku përfshihen: portofoli i produkteve të freskëta, portofoli i produkteve të ngrira dhe produktet e sallamerisë. Në DIMAL INC, e shkuara dhe e ardhmja janë shtyllat e forta mbi të cilat ne mbështetemi për të sjellë produkte inovative me shije autentike, me qëllimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së çdo konsumatori. Slogani ynë “pasion dhe shije” përfaqëson mënyrën se si punojmë dhe përshkruan veçantinë e produkteve që prodhojmë. Ekipet tona punojnë me pasion për të sjellë pranë çdo familjeje produkte që karakterizohen nga shija unike.