Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Specialist i Lartë në Njësinë e Përputhshmërisë (Compliance Unit Senior Specialist)

Tirane, Shqipëri 12-10-2026 edhe 19 ditë

Tirane

BANKA KOMBETARE TREGTARE BKT
kërkon të punësojë:

SPECIALIST I LARTË NË NJËSINË E PËRPUTHSHMËRISË (COMPLIANCE UNIT SENIOR SPECIALIST)

  • Diplomë Bachelor në Drejtësi, Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi ose në një fushë të ngjashme. 
  • Minimumi 3 vite eksperiencë profesionale në sektorin bankar, përputhshmëri (compliance), audit të brendshëm, menaxhim risku, çështje rregullatore ose fusha të ngjashme. 

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120942
Kategoria e Punës / Profesioni:
Tjetër
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
3 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
12-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Specialisti i Lartë në Njësinë e Përputhshmërisë mbështet Departamentin e Përputhshmërisë dhe AML në identifikimin, monitorimin dhe menaxhimin e risqeve të përputhshmërisë rregullatore. Ky rol kontribuon në sigurimin që Banka të operojë në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, politikat e brendshme, standardet etike dhe praktikat më të mira të industrisë.


Detyrat

Kandidati i suksesshëm do të:

  • Monitorojë zhvillimet rregullatore dhe të vlerësojë ndikimin e tyre në aktivitetet e Bankës dhe kuadrin e përputhshmërisë.
  • Rishikojë politikat, procedurat dhe udhëzimet e brendshme për të siguruar përputhjen me ligjet, rregulloret dhe praktikat më të mira.
  • Mbështesë zhvillimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e politikave dhe kontrolleve të përputhshmërisë së Bankës.
  • Marrë pjesë në rishikimet e përputhshmërisë, programet e testimit dhe aktivitetet e kontrollit për të identifikuar rastet e mospërputhshmërisë dhe për të rekomanduar masa korrigjuese.
  • Ndihmojë në kryerjen e vlerësimeve të riskut të përputhshmërisë për produkte, shërbime, procese dhe sisteme të reja.
  • Monitorojë zbatimin dhe ndjekjen e planeve të veprimit dhe masave korrigjuese në fushën e përputhshmërisë.
  • Mbështesë iniciativat e përputhshmërisë rregullatore lidhur me FATCA, CRS, kujdesin e duhur ndaj klientit dhe kërkesat për raportim rregullator.
  • Ofron udhëzim dhe këshillim në fushën e përputhshmërisë për njësitë e biznesit, operacionale dhe rrjetin e degëve.
  • Rishikojë ankesat e klientëve nga këndvështrimi i përputhshmërisë dhe të monitorojë tendencat dhe risqet në zhvillim.
  • Ndihmojë në përgatitjen dhe zhvillimin e programeve të ndërgjegjësimit dhe trajnimit mbi përputhshmërinë.
  • Mbajë dokumentacionin dhe evidencat e nevojshme lidhur me rishikimet, kontrollet dhe vlerësimet e përputhshmërisë.
  • Mbështesë bashkëpunimin me autoritetet rregullatore dhe palë të tjera të jashtme për çështje që lidhen me përputhshmërinë.
  • Kontribuojë në promovimin e një kulture të fortë të përputhshmërisë dhe sjelljes etike në të gjithë Bankën.

Kualifikimet

Arsimi

  • Diplomë Bachelor në Drejtësi, Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi ose në një fushë të ngjashme.

Eksperienca

  • Minimumi 3 vite eksperiencë profesionale në sektorin bankar, përputhshmëri (compliance), audit të brendshëm, menaxhim risku, çështje rregullatore ose fusha të ngjashme.

Njohuri Teknike

  • Njohuri të mira mbi rregulloret bankare dhe kërkesat e përputhshmërisë rregullatore.
  • Njohuri mbi parimet e menaxhimit të riskut të përputhshmërisë dhe kuadrin rregullator.
  • Njohuri mbi FATCA, QI, CRS, proceset e kujdesit të duhur ndaj klientit dhe kërkesat për raportim rregullator konsiderohen avantazh.
  • Njohuri të mira mbi produktet dhe shërbimet bankare.

Aftësitë dhe Kompetencat

  • Aftësi të forta analitike dhe në zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese me shkrim dhe verbal.
  • Aftësi për të menaxhuar prioritete të shumta dhe për të punuar në mënyrë të pavarur.
  • Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Integritet, profesionalizëm dhe konfidencialitet në nivel të lartë.
  • Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie efektive pune në të gjitha nivelet e organizatës.
  • Njohuri të avancuara të aplikacioneve Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook).
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, me shkrim dhe në të folur.



Shënime


Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 12.10.2026 ne linkun : Specialist i Lartë në Njësinë e Përputhshmërisë (Compliance Unit Senior Specialist) Job Details | BKT

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim në faqen e kompanisë
  • Klikoni Aplikoni .
  • Do të ridrejtoheni në faqen zyrtare të kompanisë për të përfunduar aplikimin.
  • Ndiqni udhëzimet e kompanisë për të dërguar aplikimin.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.bkt.com.al


Banka Kombetare Tregtare BKT

BKT është banka më e madhe në sektorin bankar Shqiptar dhe ka një pozitë udhëheqëse për sa i përket termave të treguesve kryesorë të madhësisë së bankave; asetet, huatë, letrat me vlerë të investimit, depozitat dhe fitimi neto. Banka Kombëtare Tregtare ka marre gjate viteve çmime të shumta për shërbimet e saj, duke e vleresuar si Banka e Vitit nga organizata të ndryshme.

BKT konsiderohet si investitori më i madh i ekonomisë shqiptare duke mbështetur në mënyrë aktive rritjen ekonomike me anë të kreditimit për investimet në bizneset private, projektet publike dhe atyre individuale, si edhe është taksapaguesi më i madh në këtë vend duke marrë në konsideratë vlerën totale përgjatë 4 viteve të fundit. BKT u shërben klientëve të saj përmes një rrjeti 94 degësh, nga të cilat 67 janë të vendosura në Shqipëri dhe 27 në Kosovë. duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon.

MISIONI
Misioni i BKT-së është t’u sigurojë njerëzve qetësi, lehtësi dhe mundësi në sektorin bankar.

VIZIONI
E dinë se çfarë kërkoni dhe bëjnë çmos që ju ta keni. Kjo thjesht e bën bankën e parë dhe më të mirën.


INFORMACIONE KONTAKTI