Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja. Ju faleminderit.
Trego historinë tënde
Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme: Ju faleminderit.
InfoSoft Office, ka lindur në 1996. Si pjesë e InfoSoft Group, është specializuar në plotësimin e nevojave me materiale kancelarie, me produkte kartolerie si dhe me konsumabla printimi për çdo segment të tregut. Si një lider me eksperiencë 20 vjeçare, në sajë të përkushtimit dhe profesionalizmit, përpiqet të lehtësojmë dhe të bëjmë më komode punën tuaj të përditshme në zyrë: duke organizuar me estetikë tavolinën tuaj; duke ju ndihmuar në arshivimin e dokumentave dhe duke optimizuar kostot e printimit. Ne sjellim përfitime reale në secilin prej klientëve tanë, duke filluar nga studenti e duke vazhduar me bisneset e madhësive të ndryshme; bankat dhe shoqëritë e telekomunikacionit, administrata publike, organizata të ndryshme jo-qeveritare, shërbime diplomatike, etj. Nga viti 2011, InfoSoft Office shpk, është prezent dhe me degën në Prishtinë, duke patur vazhdimisht një rritje konsistente në saj të eksperiencës, përkushtimit dhe profesionalizmit.
InfoSoft Office është përkushtuar për të plotësuar nevojat e klientëve për:
Konsumabla për Printera, Fakse, Fotokopje, etj
Produkte Letre, Kartoleri
Artikuj zyre, Kanceleri
Projekte për printime masive (Pay per Print, Pay per Use)
InfoSoft Office është lider në tregun Shqiptar nëpërmjet:
Përkushtimit në punë të një stafi të specializuar prej 65 punonjësish
Përfaqësimit në treg të markave më të njohura botërore
Marrëdhënie të shkëlqyera me klientet nëpërmjet ofrimit të një game të gjërë produktesh me raport optimal cilësi/cmim.