Trajnimi "Performanca", modul i paketës së "BNJ të aplikuara" 18 Mars 2017
Duapune, DM-Consulting në vijim të kryerjes me sukses të trajnimeve mbi Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të Aplikuara, njofton organizimin e modulit të rradhës "Performanca", praktikat e proceseve të punës, me template...organizim i plotë i punës së një specialisti HR. Trajnuesja është konsulente e pavarur për burimet njerëzore. Certifikuar nga CORNELL University në New York "Mbi Studimet e Burimeve Njerëzore". Me një përvojë shumëvjeçare si "Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore" në sistemin financiar si dhe në mësimdhënie në Universitet. Në trajnim mund të marrin pjesë specialistë të burimeve njerëzore apo specialistë të njësive të veçanta të BNJ, menaxhere të zyrave që mbulojnë pjesërisht detyra BNJ nga kompani në sektor të ndryshëm. Temat që do të trajtohen në modulin e "
Performanca" janë si më poshtë:
. Sistemi i performancës . Elementët kryesore të performancës . Përcaktimi i indikatorëve të performancës . Komponentët e menaxhimit të performancës . Qëllimi dhe përdorimi . Politika e menaxhimit të performancës . Guida e zhvillimit të një sistemi performance . Incentivat dhe skemat e vlerësimit . Benefitet e performancës . Roli i menaxherëve dhe punonjësve . Plani i Komunikimit . Menaxhimi i procesit . Ballafaqimi me mos-dakortësine . Plani i përmirësimit Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do do të pajisen me një çertifikatë pjesëmarrjeje. Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë ju lutem na kontaktoni në adresën emailit:
[email protected] duke na derguar një email konfirmimi pjesmarrjeje si dhe në numrat e tel. dhe 069 20 31 581/2/3. Pagesa do të kryhet pranë zyrave tona DM Consulting të premten datë 10 mars 2017
(orari zyrtar 09-18.00) Kohëzgjatja: 8 orë ( 10.00 - 18.00 ) Çmimi 9000 Lekë ( TVSH e pa përfshirë) Data e Trajnimit 18 Mars 2017 Dita: E shtunë Vendodhja: Salla e Trajnimit "Hotel de Paris" Duapune, DM-Consulting Services