
Duapune, DM-Consulting në vijim të kryerjes me sukses të trajnimeve mbi Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të Aplikuara, njofton organizimin e modulit të rradhës
"Kompensimi dhe Benefitet " praktikat e proceseve të punës, me template...organizim i plotë i punës së një specialisti HR.
BIO e Trajnueses : Trajnuesja është konsulente e pavarur për burimet njerëzore. Certifikuar nga CORNELL University në New York "Mbi Studimet e Burimeve Njerëzore". Përvojë shumë vjeçare si Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në sistemin financiar si dhe në mësimdhënie në Universitet. Temat që do të trajtohen në modulin e
"Kompensimi dhe Benefitet ", janë si më poshtë :
- Vlerësimi i pozicionit
- Principet e strategjive të pagesave
- Komponentët e një strukture pagash
- Faktorët që influencojnë nivelet e pagave
- Sistemi i pagesës dhe Struktura e gradës / nivelit
- Administrimi i pagesave
- Kodi i punës sa i përket pagesave
- Promovimet / Uljet në detyrë
- Lejet vjetore, lindjeje etj
- Shpërblimet Vjetore
- Shpërblimi për objektiv të arritur
- Stimujt dhe Benefitet
- Benefitet e njohura ligjërisht
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do do të pajisen me një çertifikatë pjesëmarrjeje.
Kohëzgjatja : 8 orë ( 10.00 - 18.00 ) Çmimi : 9000 Lekë ( TVSH e pa përfshirë) Data e Trajnimit : 04 Nëntor 2017 Dita : E shtunë Vendodhja : Salla e Trajnimit "Hotel de Paris" Për informacione të mëtejshme dhe për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim na shkruani në e-mail:
[email protected] Cel:
+355 (0) 69 20 31 582 Faleminderit !