Trajnim dhe edukim

Trajnim dhe edukim Publikime dhe njoftime Këshillimi i karrierës Lojëra argëtuese dhe humor

Sipërmarrja dhe Inovacioni

Shkoder FotoNë datat 23 dhe 24 janar 2015 “Rrugëtimi drejt Sipërrmarrjes dhe Inovacionit” pas Fierit dhe Beratit vazhdoi në dy qytete të tjera të Shqipërisë në Kukës dhe në Shkodër. Programi dhe axhenda e aktivitetit ishin të paracaktuara dhe u mbajtën nga referuesit të cilët vijnë nga fusha të ndryshme dhe me përvojë të gjatë në biznes si Z. Dritan Mezini, Administrator i kompanisë DM Consulting Services, Z. Neritan Sejamini etj. etj. Nuk munguan edhe referimet, diskutimet, dëshmitë dhe pyetjet e rastësishme nga vetë dhe mes pjesëmarrësve, duke ngjallur tek secili dëshirën për të vepruar dhe ndërmarrë iniciativa. Gjirokaster fotoNdërkohë në datën 31 janar 2015 aktiviteti “Rrugëtimi drejt Sipërmarrjes dhe Inovacionit” vazhdoi edhe në qytetin jugor të Gjirokastrës duke përmbyllur kështu udhëtimin e gjatë në qytetet Durrës, Vlorë, Korçë, Elbasan, Fier, Berat, Kukës dhe Shkodër. Aktiviteti filloi me fjalën përshëndetëse, më pas me konceptet bazë të sipërmarrjes, temat mbi biznesin social, vendimarrja, zbatimi i ligjit, format nxitëse të sipërmarrjes, ora e kodimit, programe të shkëmbimit të Ambasadës etj... Aktiviteti “Rrugëtimi drejt Sipërmarrjes dhe Inovacionit” vazhdon ende duke u përmbyllur në Tiranë në data 6 dhe 7 shkurt 2015. Për më shumë informacion për aktivitetin final mund të na ndiqni në www.sipermarres.org