Trajnim dhe edukim

Java e Sipërmarrjes Shqiptare në Universitetin TBU

Trajnim dhe edukim Menaxhim Publikime dhe njoftime Këshillimi i karrierës
10696251_937994866259364_551598942484926040_nNë kuadër të aktiviteteve të Javës së Sipërmarrjes Shqiptare, Tirana Business University organizoi, datë 18 Nëntor 2014, eventin me temë “Sipërmarrja Shqiptare - Histori Suksesi" me të ftuar kryesorë 3 Sipërmarrës shqiptarë të cilët prezantuan sipërmarrjet e tyre, si: z. Dritan Mezini - Administrator, “DM Consulting Services” z. Përparim Kalo - Themelues, "Kalo & Associates" z. Erbi Ago - Drejtor i Departamentit Ligjor, "Sprint & Impuls" Në aktivitet morën pjesë mjaft studentë, pedagogë dhe të ftuar të tjerë, të cilët ndoqën me interes prezantimet e tre sipermarësve dhe bënë pyetje e diskutime me ta mbi prezantimet në lidhje me idenë e tyre të biznesit, avantazhet konkurruese, faktorët kyç të suksesit, cilësitë e lidershipit, etj si edhe mbi zhvillimet e fundit të fushës përkatëse për secilën prej sipërmarrjeve.