Postuar më: May 15, 2019
Për të gjithë koduesit, zhvilluesit e biznesit, njohësit e krimit dhe sigurisë kibernetike, por dhe për këdo që thjesht dëshiron të mësojë më shumë mbi format e mbrojtjes ndaj sulmeve në sistemet kompjuterike dhe internet, ky program është për ju: CyberCamp Tirana CyberCamp Tirana Bootcamp organizohet organizohet në datat 20, 21 dhe 22 Maj 2019 tek Protik Innovation Center nga CBTL (Qendra për Teknologji Biznesi dhe Lidership), në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit (Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit), pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, të mbështetur nga programi "Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri" (SCPA) financuar nga Qeveria Suedeze nëpërmjet Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida). Sulmet e fundit në rrjetet kompjuterike, sociale dhe infrastrukturen kritike kanë theksuar nevojën për të rritur ndërgjegjësimin ndaj sigurisë kibernetike. CyberCamp Tirana është një projekt që synon të rrisë thellësinë e të kuptuarit dhe nivelin e aftësisë për një bashkëpunim më të afërt dhe efektiv midis qytetarit dhe policit, komunitetit dhe Policisë së Shtetit, si dhe përfshirjen dhe identifikimin e studentëve potencialisht të përgatitur për të punuar në të ardhmen në fushën e sigurisë së informacionit dhe krimit kibernetik. Cfarë është CyberCamp Tirana Bootcamp? Një bootcamp është një mundësi për njohësit e temës, koduesit, zhvilluesit e biznesit, dhe vëzhguesit për t’u bashkuar dhe për të mësuar më shumë për disa nga temat që lidhen me krimin dhe sigurinë kibernetike. Pjesëmarrësit në trajnim (hakerat) përfshijnë kryesisht studentë të shkollës së lartë, të mesme (viti i fundit kryesisht) por pa përjashtuar dhe punonjës, sipërmarrës, dizajnerë, nxënës apo dhe kodues të lidhur me këtë fushë. Disa nga temat që do të trajtohen gjatë bootcamp do te jenë: 1. Mbrojtja e identiteteve: Sistemet biometrike, Infrastrukturat kritike, 2. Siguria e Rrjeteve, 3. Penetration Testing, 4. Siguria softwarike, 5. Teknologjitë e reja (Blockchain/AI/Machine Learning) 6. Users privacy and the big techs practices 7. Enforced user privacy; 8. Information Security e të tjera Grupi kryesor i punës përbehet nga: Grupi organizator Eljana Mete - Drejtuese e projektit Endri Qenanaj - Koordinator Projekti Grupi teknik Dritan Mezini - Menaxher Projekti Rio Sherri - Ekspert Sigurie Edlira Mertiri - Trajnere/Mentore Ergest Nako - Trajner/Mentor Igli Tafaj - Trajner/Mentor Gentjana Mucaj - Trajnere/Mentore Orari Koha e fillimit: 14:00 Koha e mbarimit: 19:30 Për të gjithë ju që keni dëshirë t’i bashkoheni Bootcamp-it, ju lutem plotësoni formën në vijim në mënyrë që të regjistroheni: https://bit.ly/2YytBU1 Në fund të trajnimit, pjesëmarrësve do t'u shpërndahen certifikata mbi pjesëmarrjen. Për më shumë informacion, vizitoni http://cybercamp.cbtl-see.com/ dhe/ose na kontaktoni në adresën tone të e-mail-it: [email protected]