Trajnim dhe edukim

Trajnim dhe edukim

Trajnimi "Performanca", modul i paketës së "BNJ të aplikuara"

foto tajnimi dt 18 .03Duapune, DM-Consulting në vijim të kryerjes me sukses të trajnimeve mbi Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të Aplikuara, organizoi diten e shtune dt.18 Mars 2017 trajnimin rradhës me temë "Performanca". Në trajnim morën pjesë specialistë të burimeve njerëzore dhe specialistë të njësive të veçanta të BNJ, menaxherë të zyrave që mbulojnë pjesërisht detyra të BNJ nga kompani të huaja dhe shqiptare. Në trajnim u diskutan dhe u trajtuan politikat e menaxhimit të performancës, elementët kryesorë të saj dhe plani i përmirësimit të performancës, duke ofruar me anë të praktikës mënyra alternative në planifikimin dhe përmirësimin e saj. Ky trajnim do të pasohet nga module të tjera, me tematika të tjera në lidhje me politikat dhe procedurat e BNJ.