PAGË KONKURRUESE: Ne jemi konkurrues duke paguar më pak se konkurrentët tanë. ORAR FLEKSIBËL: Puno 55 orë në javë; do paguhesh për 37.5 AFTËSI TË MIRA KOMUNIKIMI: Menaxheri të komunikon dicka, ti dëgjo dhe përpiqu të kuptosh se cfarë donte të thonte ai. AFTËSI PËR TË PËRBALLUAR PERIUDHA TË NGARKUARA ME PUNË: Nëse ankohesh, do pushohesh nga puna. VET-MOTIVUES: Menaxherët nuk do ti përgjigjen pyetjeve DISA HERË MUND TË DUHET TË PUNOSH JASHTË ORARIT: Disa herë çdo mbrëmje dhe disa herë të tjera cdo fundjavë DETYRAT JANË TË NDRYSHME: Çdonjëri në zyrë mund të bëhet Shefi jot. KËRKOHEN DISA AFTËSI TË MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN: Nëse do jemi në situata të sikletshme, do dalësh ti në TV dhe të na nxjerrësh nga situata. KËRKOJMË KANDIDATË QË ZOTËROJNË AFTËSI TË NDRYSHME: Do të duhet të zëvendësosh tre punonjës që sapo janë larguar. AFTËSI PËR TË ZGJIDHUR PROBLEME: Po punësohesh në një kompani me gjendje kaosi të vazhdueshme.