Të përgjithshme

Punët më të mira, me kohë të pjesëshme për vitin 2015

Të përgjithshme Lojëra argëtuese dhe humor
Foto 45Punët me kohë të pjesëshme konsiderohen ato punë për të cilat duhet të punosh më pak se 35 orë në javë. Sipas studimeve të realizuara në shumë faqe për karrierën në Kanada dhe Amerikë, 10 punët më të mira me kohë të pjesëshme për vitin 2015 janë si më poshtë:
  1. Llogaritar --- Paga mesatare për orë në Kanada: $29.00
  2. Programues --- Paga mesatare për orë në Kanada: $33.33
  3. Shofer për shpërndarjen --- Paga mesatare për orë në Kanada: $15.20
  4. Dizejnues Grafik --- Paga mesatare për orë në Kanada: $22.43
  5. Analist Menaxhimi --- Paga mesatare për orë në Kanada: $32.31
  6. Analist Marketingu --- Paga mesatare për orë në Kanada: $30.52
  7. Transportues mallrash --- Paga mesatare për orë në Kanada: $16.00
  8. Administrator për rrjetin dhe sistemin kompjuterik --- Paga mesatare për orë në Kanada: $28.00
  9. Editues --- Paga mesatare për orë në Kanada: $21.00
  10. Shkrimtarë/Autorë --- Paga mesatare për orë në Kanada: $27.32
Jo çdo kompani ka nevojë apo mund të përballojë një staf me kohë të plotë, kështu që krijimi i profesioneve me kohë të pjesëshme është një zgjedhje e zgjuar, sidomos kur kemi të bëjmë me mirëmbajtjen apo zgjidhjen e problemeve teknike. Për punëdhënësit në industritë që operojnë në periudha sezonale, punësimi i punonjësve me kohë të pjesëshme përmirëson përballimin e kërkesës së lartë ose një shembull tjetër do të ishte punësimi i llogaritarëve me kohë të pjesëshme vetëm për periudhën e llogaritjes së taksave për një kompani.