
Tirana Expo Center në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Panaireve, Ministri për Inovacionin dhe Administratën Publike organizuan në datat 11-13 Maj 2015, Panairin e Parë Ndërkombëtar “HI-TECH SHOW”. Në këtë panair u mundësua shkëmbimi i eksperiencave midis aktorëve kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e: Printimit 3D, Aksesorëve, Sigurisë dhe Mikëqyrjes, Audio, Elektronika Automobilistike, Infrastruktura e Komunikimeve, Pajisje Kompjuterike & Programe, Krijimi i shërbimeve, Përmbajtjeve & Shpërndarje, Imazh Dixhital & Fotografi, Lojëra Elektronike, Fitnes dhe Sport, Shëndet dhe Bioteknologji, Shërbime Interneti, Online Media, Sensorë, Shtëpi Intelegjente, Biznese të Reja, Pajisje & Shërbime Wireless. DM Consulting Services Albania u prezantua me gamen e gjerë të shërbimeve HI – Tech si: IT Consulting, IT Intelligence, IT Outsourcing (web, e-commerce, mobile, programming, SEO) si dhe me shërbimin online në fushën e punësimit portalin duapune.com (portal më i madh dhe më profesional në tregun vendas dhe rajon).