Një paraqitje e botës së punës në 2040- nga njerëzit që do e krijojnë atë
Për 6 vitet e fundit, studentët e universiteteve nga e gjithë Kanadaja kanë marrë rregullisht një ftesë për të qënë pjesë në një garë për përcaktimin më të mirë të botës së punës në 2040. Fituesve iu ofrohen çmime monetare dhe gjithashtu internshipe në kompani të mëdha si Ford dhe WestJet. Eventi i quajtur Focus 2040, për këtë vit u realizua në muajin Mars në Burlington Convention Centre. Finalistët ishin 6 çifte dhe 4 individë nga universitete të ndryshme, me nivel të ndryshëm edukimi. Të gjithë finalistët prezantuan një fjalim prej 20 minutash dhe iu përgjigjën pyetjeve nga 10 antarë të panelit gjykues. Më poshtë janë disa nga pikat kryesore sesi studentët e ditëve të sotme e shohin ambientin e punës pas 25 vjetësh.
Më shumë rregullime, ndryshime kulturore.
Më shumë femra në ambientet e punës.
Struktura të sheshta dhe jo hierarkike në kompani.
Sasia e punës që ju bëni përcakton edhe pagën tuaj.
Puna nga shtëpia për më shumë se 3 ditë në javë. Nuk do të ketë tituj pune.
Punët rutinë do të automatizohen.
Përkthim automatik kur flisni me dikë nga një shtet tjetër që nuk flet gjuhën tuaj.
Përgjegjësitë sociale do të jenë pjesë e rëndësishme e edukimit.
Festa kreative për të nxitur inspirimin dhe zgjidhjet inovative në punë.
Të folurit e shumë gjuhëve si dhe posedimi i eksperiencës globale, e nevojshme për të ecur përpara dhe për të qëndruar i punësuar në nivele të larta pune.
Krijimi i korporatave me përgjegjësi sociale që do të bëjnë diferencën dhe do ndihmojnë të tjerët do të jetë trend në të ardhmen.
Për shkak të mospërballjes me kolegët e punës, do të vihen re aftësi të dobta në komunikim.
Do të ketë “Punëtorë” dhe “Inovatorë” dhe ju duhet të zgjidhni vetë se në cilin drejtim preferoni të punësoheni.
Teknologjia Holografike do të përdoret për leksionet në shkollën e lartë.
Ju do të vendosni një pajisje në kokën tuaj, e cila prodhon holograma dhe nuk do të shkoni vetë ju në takimet e punës, do të dërgoni hologramën tuaj.
Do të ketë një numër të madh të projekteve dhe ju do të zgjidhni ato projekte që ju doni të bëni dhe ato që përputhen me aftësitë tuaja.