Postuar më: July 2, 2022
Kur punonjësit janë në orar pune, shumica e menaxherëve presin që ata të jenë të zënë gjatë gjithë ditës. Kjo mund të nënkuptojë ose kryerjen e detyrave brenda kompetencave të tyre, ose gjetjen e mënyrave për t’u siguruar që janë të zënë me ndonjë projekt të lidhur me punën. Edhe kur fluksi i punës të jep kohë të lirë, mesazhi nga menaxhimi është përgjithësisht i qartë: gjeni një mënyrë për të vazhduar punën.
“Puna me qëllim për të zënë kohën e lirë të punonjesit është diçka që nuk ka një qëllim,” thotë trajneri i udhëheqjes dhe zhvillimit Randy Clarke, me bazë në Indiana, SHBA. “Nuk çon drejt arritjes së ndonjë qëllimi, nuk përmirëson personin, funksionimin apo kulturën e punës.” Në zyrë, menaxherët mund të caktojnë punë extra bazuar në një kontroll të shpejtë me sy se çfarë punonjësit po bëjnë në atë moment.
Mbajtja e kontrollit
Një pjesë e problemit të punës për të zënë kohën është që disa menaxherë e barazojnë biznesin me produktivitetin. Perceptimi nuk është vetëm se një punëtor i zënë është i angazhuar dhe po përpiqet, por edhe se zelli i tyre u jep një vlerë më të lartë morale sesa kolegët e tyre më pak të zënë. Kjo krijon një dinamikë në të cilën dy punonjës zyre që kryejnë detyra të njëjta mund të gjykohen duke u bazuar sa të zënë duken ose janë dhe jo rezultateve të tyre.
“Ne patjetër e bëjmë veten të dukemi të zënë”
Megjithatë, nuk janë vetëm menaxherët ata që barazojnë zellshmërinë me performancën e mirë. Një studim tregoi se knowledge workers (punë mendore) shpenzojnë mesatarisht 41% të kohës së tyre me punë të vetëcaktuara që mund t’u delegohen të tjerëve, në mënyrë që të duken më të zënë dhe më të rëndësishëm në punë. “Ne patjetër e bëjmë veten të dukemi të zënë, sepse e dimë se njerëzit po shikojnë”, thotë Vroman.
Efekti i detyrave të pakuptimta
Në terma afatgjatë, caktimi i shpeshtë i detyrave të krijuara për të mbajtur punëtorët të zënë mund të dëmtojë marrëdhëniet midis menaxherëve dhe punonjësve të tyre. “Mund të jetë shumë demotivuese për punonjësin,” thotë Larson. “Është një shenjë e mungesës së besimit. Ka shumë gjëra që mund të bëhen brenda asaj kohe që do të ishin të dobishme si për punonjësin ashtu edhe për firmën.”
42% e punëtorëve shpenzonin gjysmën e kohës së tyre në punë me punë të dhëna nga menaxhimi për të zënë kohën dhe 71% thanë se bërja e shumë punëve të tilla "i bënte të ndiheshin sikur koha e tyre në punë po shkonte kot".
Burimi www.bbc.com