Vlerat tuaja janë cilësitë morale dhe intelektuale që ju përcaktojnë dhe që i japin kuptim jetës suaj. Një karrierë që mbështetet në vlerat tuaja është një nga mënyrat më të mira për të ruajtur kënaqësinë personale dhe motivimin në vendin e punës. Për të parë nëse perspektivat tuaja të punës janë në përputhje me vlerat tuaja, provoni veten tek ushtrimi i mëposhtëm. Duke bërë këtë ushtrim, ju do të jeni në gjendje të identifikoni atë që ju intereson më shumë.
A. Vlerësimi i vlerave të mia Më poshtë ju paraqitet një listë vlerash, e cila mund t’ju ndihmojë të identifikoni vlerat tuaja të punës. Sipas shkallës së mëposhtme të vlerësimit qarkoni shkallën e rëndësisë që ju i jepni secilës vlerë. Zgjidhni vlerësimin që i përshtatet më mirë vlerave tuaja.
4 – Shumë e rëndësishme
3 – Mjaftueshëm e rëndësishme
2 – Pak e rëndësishme
1 – Jo e rëndësishme 4 3 2 1 Aventura - Keni përgjegjësi pune të cilat përfshijnë rrezikun. 4 3 2 1 Krijmtari artistike - Angazhoheni lirshëm në aktivitete artistike dhe inovative, përdorni imagjinatën dhe krijmtarinë 4 3 2 1 Ndryshim dhe shumëllojshmëri - Keni përgjegjësi pune që ndryshojnë shpesh në përmbajtje dhe në mjedis. 4 3 2 1 Komuniteti - Jetoni në një vend apo qytet ku mund të përfshiheni në çështje apo programe lokale. 4 3 2 1 Garat - Angazhoheni në aktivitete ku provoni aftësitë tuaja dhe ku ka fitues dhe humbës të vërtetë. 4 3 2 1 Krijmtaria - Sillni ide të reja, programe, struktura organizative por jo formate të ngjashme të zhvilluar më pare nga të tjerët. 4 3 2 1 Ritme të shpejta - Të punoni në rrethana të tilla ku puna duhet bërë me shpejtësi. 4 3 2 1 Miqësia - Zhvillim të marrëdhënieve të ngushta me bashkëpuntorët (kolegët). 4 3 2 1 Të ndihmoni të tjerët - Të ndihmoni të tjerët drejtpërdrejtë, individualisht ose në grupe të vogla. 4 3 2 1 Të ndihmoni shoqërinë - Kontribuoni në përmirësimin e mjedisit (shoqërisë) ku jetoni.
Për më tepër ushtrime për vlerësimin e vlerave të tjera na ndiqni në seksionin më të zgjeruar të këtij udhëzuesi në duapune.com
B. Përmbledhja e vlerave të mia 1. Cilat janë pesë vlerat që ju i quani më të rëndësishme? 2. Cilat janë pesë vlerat që ju i quani më pak të rëndësishme?