Punëkërkues

Vishuni për të qenë të suksesshëm!

Punëkërkues Punëdhënës Këshillimi i karrierës
Të gjithë kemi qenë në atë situatë: të nervozuar, me duar të djersitura, të pasigurtë për atë që na pret. Gjëja e vetme që dëshironi është që ata t`ju pëlqejnë. Papritmas ju dëgjoni hapat e dikujt që po ju afrohet. Zemra juaj fillon e rreh fort dhe keni vetem 30 sekonda kohë për të dalë në skenë… Po, për intervistën po flas. Këtu janë disa këshilla që do ju ndihmojnë të kuptoni etiketën e intervistës. Para intervistës: • Bëni një kërkim për kompaninë • Rregulloni CV-në tuaj. (Mundësisht përmblidheni në një faqe) • Mbani një bllok shënimesh, një stilolaps dhe dy kopje të CV-s tuaj. • Vishuni siç duhet dhe shmangni bizhuteritë e mëdha. • Bëni një tualet natyral dhe flokët mbajini të thjeshta dhe jo në fytyrë. Disa nga stilet e preferuara të flokëve janë topuzet e balerinës dhe bishti i ulët. • Gjatë rrugës për në intervistë, dëgjoni këngën tuaj të preferuar që të keni energji dhe vetëbesim. • Fikni celularin dhe hiqni çamçakizin. • Të jeni në kohë (por jo shumë herët, 10 minuta para është më e mira). • Të jeni gati ti përgjigjeni pyetjeve për veten tuaj Gjatë intervistës: • Të jeni të sjellshëm me të gjithë në kompani. Asnjëherë nuk i dihet se kush punon në kompani dhe se kush mund t`ju intervistoi. • Jepni një shtrëngim duarsh konfident. • Buzëqeshni. Duhet të jeni të afrueshëm dhe kjo do ju qetësoj nervat. • Të jeni të sjellshëm dhe energjitik. • Mbani një strukturë trupi të mirë. • Mos flisni shumë – nuk duhet të dukeni llafazan, por sigurisht mos iu përgjigjni pyetjeve me dy ose tre fjalë. Gjithashtu, mos ndërprisni personin që po ju interviston. • Mos harroni të bëni pyetje në fund të intervistës. • MOS bëni pyetje për rrogën gjatë intervistës së parë. • Në fund të intervistës, pyesni se kur do merret një vendim. • Para se të dilni, sigurohuni ti falenderoni për kohën që ju kushtuan. Pas intervistës: Momentin që dilni nga intervista shkruani një letër falenderimi dhe dërgojeni direkt te posta. Mund të duket si në kohët e vjetra, por ky është një gjest që vlerësohet shumë nga punëdhënësi juaj potencial. Pyesni vetë nëse nuk ju kanë kontaktuar në datën që u vendos gjatë intervistës. Mos pyesni përpara kësaj date. ASNJEHERE mos postoni për intervistën tuaj në Facebook ose në Twitter. Të gjithë e dimë që gjëja e parë që një punëdhënës do bëj pas një interviste është të kërkoj në Google për personin që u intervistua.