
Në mjediset e Unversitetit e Europës Juglindore Tetovë Maqedoni në datën 29 prill 2015, u organizua Panairi i Karrierës për studentët. Në panair morrën pjesë dhe u promovuan kompani dhe organizata të sektorit privat që operojnë në Maqedoni dhe ne trevat shqipfolëse. Panairi u vizitua dhe u përshëndet edhe nga zyrtarë të lartë të shtetit dhe institucioneve qeverisëse vendore të Maqedonisë. E veçanta e këtij panairi ishte pjesëmarrja dhe prezantimi për të gjithë vizitorët dhe studentët i portalt të vetëm për punësimit online në gjuhën shqipe “duapune.com”. Portali erdhi për të gjithë të pranishmit dhe jo vetëm si një risi dhe nevojë e domosdoshme për tregun e punës në rajon, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Sërbi.