
Të qenit papunë e vendos një individ në një disavantazh të vazhdueshëm në krahasim me të punësuarit. Është e domosdoshme që të shpenzoni kohën si i papunë në mënyrë të zgjuar që të arrini perspektivat si një punëkërkues. Pavarësisht faktit se të qenit i papunë është bërë një fenomen i zakonshëm kjo gjë është pranuar më së shumti kohët e fundit për shkak të krizës ekonomike. Mjaft kompani janë përballuar me reduktimin e stafit të tyre në një numër masiv. Ndërsa papunësia është bërë diçka e dukshme, e rëndësishme është që ne të bëjmë përpjekjen dhe të përdorim kohën tonë për të përmirësuar pozicionin në tregun e punës. Këtu janë tre gjëra që duhet të bëni nëse jeni papunë:
Vullnetar Ndoshta metoda me e lehtë e kalimit të kohës si i papunë është të bërit vullnetar. Kjo i lejon individët jo vetëm të shtojnë diçka në CV por i ndihmon dhe në reklamimin e tyre. Punëdhënësit duan të punësojnë individë që janë të dhënë rreth çështjeve të tyre. Karakteri dhe integriteti janë bërë dy cilësi me vlera që punëdhënësit duan të shikojnë dhe vullentarizmi është mënyra ideale për ta treguar këtë. Nëse ju bëni vullnetarin, psh në një organizatë që ndihmon apo trajton personat me handicap të ndryshëm,pasioni juaj do t’iu ndihmojë të ndiheni si i punësuar.
Rrisni profilet tuaja Online Profili online është mënyra më e re për të reklamuar veten tuaj. Ai ju ndihmon të tregoni profilin tuaj dhe të komentoni te të tjerët të cilët kanë një prezencë online. Ju mund të ndiqni profesionistë në industrinë ku interesoheni dhe t’i ftoni ata të lidhen me ju. Ka shumë mënyra për të rritur profilin tuaj online,duke filluar nga Facebook, LinkedIn etj. Ju mund t’i tregoni rekrutuesit sa influencues jeni në fushën tuaj.
Mësoni aftësi të reja Nuk është kurrë vonë për të mësuar aftësi të reja: duke filluar nga shpejtësia për të shtypur në tastjerë deri te bisedimi në grup; mundësitë për të rritur punësimin tuaj janë të pakufijta. Këshillohet që ata që kërkojnë punë të rrisin pikat e tyre të dobëta duke i kthyer ato në fuqi. Kjo do t’i tregojë punëdhënësit që ju jeni një kandidat aktiv që dëshironi të arrini qëllimet e karrierës. Ju duhet të shpenzoni kohën e tuaj duke i vlerësuar aftësitë tuaja dhe kjo do ju ndihmojë të jeni sërish në punë!